12.2 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Një nga gjërat të vetme pozitive që patëm nga muajt e parë të pandemisë COVID-19 në vend ishte padyshim ulja e çmimeve të derivateve anembanë vendit.

Thuajse si kurrë më parë qytetarët mund të shërbeheshin me çmime jashtëzakonisht të volitshme për të mbushur automjetet e tyre.

Por tashmë çmimet kanë ndryshuar dhe pati një ngritje mjaftë të madhe gjatë ditëve të fundit.

Çmimet tani për tani sillen kësisoj: Dizelli 0.91 cent deri në 1 euro, kurse Benzina 0.94 cent deri në 1.1 euro.

I kontaktuar nga lajmi.net, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani deklaroi se çmimi vazhdon të përcaktohet nga Berza dhe Organizata prodhuese OPEC.

“Shkaku i pandemisë është zvogëluar prodhimi nga organizata prodhuese OPEC dhe pati tani kemi rritje të çmimit”, tha ai.

Por gjithashtu Berjani bëri të ditur se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimin më të lirë në regjion, duke mos përfshirë këtu Maqedoninë e Veriut, e cila e ka akcizën për 0.22 cent më të ulët.

“Sot çmimet në Shqipëri sillen: Dizell 1.20 cent kurse Benzina 1.22 cent”, shtoi ai.

I njëjti shtoi se është e vërtetë që ka ngritje të çmimit të derivateve krahasuar me kohën e pandemisë në fillim, ku çmimi ishte 0.80 cent.

“Sepse ka ndiku pandemia dhe ka pas prodhim të lartë nga organizata prodhuese dhe çmimi ka qenë më i ulët”, shtoi ai.

Ndryshe duhet përkujtuar që javë më parë lajmi.net ka raportuar për cilësinë e derivateve në vend si dhe keqpërdorimet të cilat po bëhen në këtë kuadër e ku shumë qytetarë po vazhdojnë të mashtrohen nga përzierja e derivateve me vajra të ndryshme.

Furnizimi me derivate vazhdon të jetë shumë e lartë në vend, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të automjeteve të cilat janë në përdorim çdo ditë nga qytetarët.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, viktima dërgohet në strehimore

Në Rahovec është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një burrë kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre pas një...

Autostrada Biennale dhe QRTK Prizren bashkëpunojnë për promovimin dhe ri-funksionalizimin e trashëgimisë kulturore

Autostrada Biennale dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prizren(QRTK) kanë formalizuar një bashkëpunim të ri me synimin për të promovuar dhe ri-funksionalizuar në...

Lajmet e Fundit