23 C
Prizren
E diel, 4 Maj, 2025

Rriten çmimet në lokalet e ‘Shatërvanit’ të Prizrenit

Çmimet në lokalet e ‘Shatërvanit’ në Prizren kanë pësuar një rritje  ndjeshme, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe vizitorët.

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në këtë qytet ka reaguar ndaj kësaj rritjeje, duke kërkuar që bizneset të mos keqpërdorin fluksin e madh të vizitorëve për të ngritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Bizneset të mos keqpërdorin fluksin e madh të vizitorëve në rritjen e çmimeve të paarsyeshme, por të ruajnë cilësinë dhe të rrisin numrin e vizitorëve, në mënyrë që qyteti i Prizrenit të jetë shembull për shumë qytete të tjera, duke ruajtur traditën”, thuhet në reagim të Odës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, amë e biletës dhe teksti që thotë ".?? D.P.H. Sheshi Shaderuan SheshiShadëruanPn Pn. 20000Prizren 20000 Prizren Republ Republika ika e Kosoues NR. FISKAL: TUSH: 330152083 311/1 1/1 00001 3x3,50 18,50 Akullore 1/2 porcioni~19 18,58 10,58 1,60 8,90 30 ITALI NE EURO RA TE GATSHME TUSH TUSHE=18,00% E=18 =18,00% 00% TIT. PA TUSH ARTIKUJT: 1 Ju Faleminderit Tau: 4 R3-85-282514:50:59 03-05 03-05-2025 2025 14:58:59 013141464 GK52288152 NR. SERIK FISKAL KUPONFISKALNR.B348 NR. 8348 MEF RKS"

“Qeveria lokale ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturën e Shatërvanit, duke përmirësuar ambientin për bizneset dhe vizitorët. Bizneseve u është mundësuar hapësira për tavolina, karrige dhe ndriçim me çmime të arsyeshme, me qëllimin që të kenë përfitime pa dëmtuar përvojën e qytetarëve. Megjithatë, rritja e çmimeve mund të ndikojë negativisht në imazhin e qytetit dhe mund të ulë numrin e turistëve”.

Nëse bizneset nuk reflektojnë pozitivisht në formimin e çmimeve, Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve ka paralajmëruar se mund të kërkojë nga komuna që të rishikojë kontratat e lejeve për hapësira publike dhe t’i kthejë ato qytetarëve.

“Shpresojmë që bizneset do të reflektojnë pozitivisht në formimin e çmimeve, në të kundërtën do të kërkojmë nga komuna të rishikojë kontratat e dhënies së lejeve në këto hapësira dhe t’i kthejë ato qytetarëve”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Për këtë arsye, Oda ka kërkuar një takim mes bizneseve dhe komunës për të diskutuar shqetësimin e qytetarëve dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

“Kërkojmë që bizneset dhe komuna të kenë një takim diskutimi rreth këtij shqetësimi të qytetarëve”.

“Investimet e komunës në ‘Shatërvan’ kanë ndihmuar në krijimin e një pamjeje më atraktive për qytetarët dhe turistët, duke rritur edhe qarkullimin e bizneseve lokale. Kjo është arritur falë përpjekjeve për të bërë Prizrenin një destinacion më tërheqës, por ruajtja e balancës mes përfitimit dhe mirëqenies së qytetarëve mbetet një sfidë kryesore”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përmes votës, banorët zgjedhin prioritetet në Hoçë të Qytetit dhe Mushnikovë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se praktika e buxhetimit me pjesëmarrje ka vazhduar me takimet në fshatrat Hoçë e Qytetit dhe Mushnikovë, në të...

Mamusha përfaqëson Kosovën në Bashkimin e Komunave të Botës Turke

Komuna e Mamushës është zgjedhur anëtare e Bordit Drejtues të Bashkimit të Komunave të Botës Turke (TDBB), një organizatë që brenda vetes përfshin mbi...

Lajmet e Fundit