9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Rritet interesi i kredive

Pas ngritjes së çmimeve, edhe bankat i kanë rritur normat mesatare të interesit, nga 6.3% sa ishte në dhjetor në 6.5 % në shkurt të këtij viti. Pavarësisht kësaj, nga Banka Qendrore e Kosovës kanë njoftuar se është rritur numri i kredimarrësve krahasuar me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Për këtë, janë ankuar qytetarët, të cilët thonë se mezi po ia dalin t`i paguajnë detyrimet që kanë.

Pagat e ulëta e ngritja e çmimeve, i ka detyruar qytetarë të shumtë që t?u drejtohen bankave për të marrë kredi.

Por, bashkë me çmimet gjatë këtij viti janë ngritur edhe detyrimet e tyre ndaj bankave. Kjo, pasi këto të fundit kanë rritur normën mesatare të interesit nga 6.3% sa ishte në dhjetor të vitit të kaluar, në 6.5% në shkurt të 2023-s.

Pavarësisht rritjes së interesit të kredive, nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë për RTK-në se është rritur edhe numri i kredimarrësve krahasuar me dymujorin e parë të vitit të kaluar, nga 28 mijë e 682 sa ishte në 32 mijë e 969.

Ndërsa, qytetarët thonë se ende nuk kanë arritur t’i paguajnë kreditë që i kanë marrë gjatë viteve të kaluara dhe se me pagat e ulëta, mezi po ia dalin t’i paguajnë detyrimet që kanë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka theksuar se rritja e normave të interesit për kredi do të ndikojë edhe në punën e bizneseve.

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës kanë thënë për RTK-në se vlera e kredive në raport me vitin 2021 është rritur për 16%.

Më Shumë

Vdes një shtetas i huaj në spitalin e Prizrenit, rasti po hetohet

Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një shtetas i huaj ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Rasti po hetohet. “HETIM I VDEKJES – Prizren...

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Lajmet e Fundit