Interpretimi i Ligjit të Pagave vonon 4 deri në 6 muaj

Policët e Kosovës 24 orë janë në mbrojtje të ekzekutivit, por po e kontestojnë një ligj që doli nga ky institucion.

Ata nuk po pajtohen me 4 pika në Ligjin e Pagave, që hyri në fuqi nga shkurti, për çka u ankuan te Avokati i Popullit dhe presin ndryshimin e tyre.

Ombudspersoni këtë ligj e çoi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, pasi kishte pranuar 104 ankesa. Nga kjo, reflektim për kërkesat e tyre kanë edhe Asociacioni i Komunave.

Ankesat për ligjin që prek mbi 80 mijë zyrtar publik, pritet të trajtohen për 4 deri në 6 muaj. Kushtetuesja mund t`i vendos edhe masën e sigurisë ligjit, ani se kjo nuk u kërkua nga Avokati i Popullit.

Shkaku i pa përputhshmërisë me aktin më të lartë juridik, më 2020 Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik./klan kosova

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit