-0.2 C
Prizren
E premte, 27 Janar, 2023

Rritja e çmimeve në Kosovë, qytetarët ankohen: Situatë e papërballueshme

Shtrenjtimi i artikujve ushqimor ka alarmuar qytetarë të Kosovës. Shumë prej tyre ankohen se e kanë të vështirë të mbijetojnë për shkak të pagave të ulëta. Sytë janë drejtuar nga qeveria për ndihmë.

“Qysh s’është problem me një pension 70-80 euro edhe ata punëdhënësit, e na 100 euro 90euro e kanë ngritur 10 euro, një shishë vaj është bërë 1.60 cent, një bukë 45centë, me çka t’i blejmë? 20 euro më shkojnë ilaçe në muaj, plus sheqeri”, shprehet një pensionist.

Shitjet kanë rënë ndjeshëm.

“Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi, pasi që ai nuk ka. Gjithkush ka qejf të blejë, por nuk ka para. Krejt janë me pensione e me ndihma sociale”, thotë një shitës.

“Po normal që ankohen, xhepat e thatë krejt i kemi, askush nuk ka rezerva ose rroga. Pensionime 100 euro, me 150 euro e 200 euro rrogë, çdo send është i shtrenjtë për neve, çdo send që afrohesh e sheh se është shtrenjtë”, thotë një tjetër shitës.

Fajin për këtë situatë, disa qytetarë e gjejnë te qeveria e vendit.

“Kanë qenë edhe partitë tjera përpara në pushtet këso ngritje të çmimeve nuk ka pas kurrë. Çka u bë tash, a po iu duhen për vota që krejt na ka kthyer prapë. Po thonë është njeri i drejtë, por s’po shohim ne. Po shohim vetëm shtrenjtim, çdo mëngjes si të çohemi tjetër send nuk sheh, vetëm shtrenjtim”, shprehet një qytetar.

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka verifikuar rritje të çmimeve për produkte të mishit, qumështit dhe perimeve. Ndërkohë, paga minimale në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. /A2CNN/

Më Shumë

Qysh mund të funksionojë Kosova me një autonomi të Veriut dhe me një Asociacion?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse potencialisht kjo qeveri nuk pranon ta themelojë Asociacionin, atëherë mundësia që të shkohet në...

A duhet planifikim për të bërë seks?

Vendosja e seksit në kalendarët tuaj nuk është me të vërtetë gjëja më seksi, por nëse jeni shumë i zënë me udhëtime pune, fëmijë...

Lajmet e Fundit