21.9 C
Prizren
E enjte, 5 Qershor, 2025

Rritja e shpenzimeve përmbarimore dëmton financat e komunave në rajonin e Prizrenit

Komunat e Kosovës sipas një hulumtimi të Institutit GAP gjatë vitit 2024 janë përballur me rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Në situatë të njëjtë janë gjendur edhe komunat e rajonit të Prizrenit. Madje hulumtimi tregon se Komuna e Suharekës për këtë çështje është detyruar që të kërkojë mbështetje nga niveli qendror.

Shpenzimet përmbarimore, sipas raportit “Në kërkim të zgjidhjes: Problemet përmbarimore në komuna” të Institutit GAP janë rritur ndjeshëm në të gjitha komunat, pavarësisht madhësisë së tyre.

Pagesat nga buxheti i komunave për vitin 2024 përmes Thesarit në bazë të detyrimeve gjyqësore respektivisht përmbarimore sipas të dhënave të Institutit GAP, në Komunën e Prizrenit nga 4,023,424 euro në vitin 2023 janë rritur në 5,573,248 euro apo për 38 % më shumë.

Në Komunën e Suharekës nga 615,959 euro në vitin 2023 janë rritur  në 4,133,857 euro apo  571 % më shumë.

Edhe në Komunën e Dragashit nga 483,498 euro në vitin 2023 janë rritur në 938,113 euro apo  94 % më shumë.

 

Ndërkaq në Komunën e Mamushës nga 1,449 euro në vitin 2023 janë rritur në 51,323 apo 3,443 % më shumë.

Obligimet përmbarimore, sipas raportit, nuk kanë rrjedhur vetëm nga kontrata kolektive në arsim, por edhe nga marrëveshje të ngjashme në shëndetësi. Gjithashtu, gjatë periudhës së fundit ka ndikuar edhe një vendim i Qeverisë së Kosovës i vitit 2008, i cili parasheh pagesë shtesë për të punësuarit në sektorin e arsimit, bazuar në nivelin e kualifikimit. Përveç mësimdhënësve, kompensime nga gjykata po realizojnë edhe shërbyesit civilë, veçmas për shujta, pagesë mbi bazë të inflacionit dhe shpenzimet për transport.

/

 

 

“Kjo gjendje, ku shpenzimet përmbarimore janë të larta, madje duke tejkaluar edhe totalin e të hyrave vetanake, i kufizon seriozisht komunat në mundësinë për të realizuar investime kapitale. Komunat mbesin me mjete të pamjaftueshme në dispozicion për projekte zhvillimore, si ndërtimi i infrastrukturës, renovimi i shkollave, përmirësimi i shërbimeve komunale apo investimet në zhvillim ekonomik lokal. Kjo e vështirëson mundësinë e komunave për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës”, thuhet mes tjerash në raport. /Telegrafi

Më Shumë

Bekim Bakaj: FC Prizreni shkroi histori, falë të gjithëve

Klubi i Futbollit FC Prizreni ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në historinë e tij të re, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë...

Komuna e Prizrenit prezanton qarkoren buxhetore 2026, qytetarët kërkojnë investime në lagje dhe fshatra

Komuna e Prizrenit të premten ka organizuar konsultimin publik me qytetarët për Qarkoren e Parë Buxhetore për vitin 2026 si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore...

Dy kunata

Lajmet e Fundit