12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Rroftë Muzika, Rroftë Liria

Eagles of Death Metal thyejnë heshtjen pas masakrës në Bataclan: Jemi të tmerruar dhe ende po përpiqemi ta marrim veten.

Eagles of Death Metal, bendi që ishte duke performuar në Sallën e Koncerteve “Bataclan”, kur terroristët goditën Parisin javën e kaluar, kanë thënë të kenë mbetur të tmerruar dhe ende janë duke u munduar që ta marrin veten pas tragjedisë.

Xhihadistët sulmuan pamëshirshëm vendin ku njerëzit po kënaqeshin me muzikë rock, duke lënë të vdekur 89 veta aty.

Bendi amerikan ka bërë një deklaratë në Twitter.

“Jemi të tmerruar. Ende po provojmë ta kuptojmë çfarë ngjau në Francë”.

Të paktën 129 njerëz u vranë në një seri sulmesh të koordinuara në Paris dhe ISIS ka marrë përgjegjësinë për to.

Eagles of Death Metal – që përbëhet nga frontmeni Jesse Hughes dhe ylli i Queens of the Stone Age, Josh Homme , si dhe të tjerë anëtarë që u bashkohen nëpër turne – kanë humbur menaxherin e tyre Nick Alexander, 36 vjeç, i cili atë ditë u vra në “Bataclan”.

“Mendimet dhe zemrat tona janë, para së gjithash, me vëllanë tonë Nick Alexander, shokët nga kompania e incizimeve Thomas Ayad, Marie Mosser dhe Manu Perez, si dhe me të gjithë miqtë e adhuruesit – jetët e të cilëve u morën në Paris”.

“Ndonëse të zhytur në pikëllim për viktimat dhe për të gjithë ata që u goditën nga terrorizmi, le të jemi krenarë dhe së bashku në familjen e re – dashurinë dhe dhembshurinë”.

“Rroftë Muzika, Rroftë Liria, Rroftë Franca dhe Rroftë Eagles of Death Metal”. /Politiko.net

Më Shumë

Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit

Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në Parkun Kombëtar...

Në Bajram Curr nesër bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinani

Më 5 maj (e diel), duke filluar në orën 12:00, në Bajram Curr bëhet përurimi i shtatores së komandantit Tahir Sinanit. Shtatorja është punuar nga...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit