-0.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024

Rruga drejt vdekjes

Shkruan: Nait Hasani

Shteti serb e mendoi, e planifikoi dhe e realizoi në formën më të përsosur organizimin e vrasjes në burgun e Dubravës dhe kreu masakrën më të tmerrshme ndaj të burgosurve ashtu si në kampet fashiste të Aushficit e Mathauzenit.

26 prill 1999

Njëzet e gjashtë prill njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë – Burgu i Mitrovicës së Sremit, Vojvodinë, Serbi.

Mëngjes,

Zgjohemi me rënien e ziles apo kumbonës që binte çdo herë në ora gjashtë e mëngjesit. Pas rregullimit të shtratit dhe pastrimit të syve, vjen koha e numërimit nëpër dhoma i të burgosurve nga gardiani.

Të gjitha këto janë rutinë përditë e kemi këtë dhe janë mësuar përmendësh dhe koha nga instikti. Hapje dere prezantim, numrim dhe mbyllje dere.

Por dita e 26 prillit 1999 nuk ishte e njëjtë si ditët tjera, në këtë ditë shteti serb, presidenca, ministria e Drejtësisë dhe Institucionet e këtij shteti, kishin vendosur të ketë ndryshime në përditshmërinë tonë.

Duke i analizuar situatat dhe rrethanat e kohës vijmë në perfundimin se nga shteti Serb çdo gjë ka qenë e planifikuar e paramenduar mirë dhe e organiziuar deri në detaje të ndodh kjo masakër në burgun e Dubravës.

Ky planifikim ka ndodhur një vitë para masakrës në Burgun e Dubraves, kur nga 16 qershori i vitit1998, i kanë larguar të gjithë tëburgosurit nga burgu i Dubravës për në burgjet e Serbisë. Kurse në burgun e Dubravës e kanëshëndrruar në kazermë ushtarake e policore si vend strategjik për të luftuar kundër UÇK-së.

Në çdo shtet burgjet janë të mbrojtura nga shteti dhe me Konventa Ndërkombëtare, por në rastin e burgut të Dubravës tregon se shteti Serb ka planifikuar në qershor 1998 të realizoj njëmasakër në formën e vrasjes masive tëburgosurve shqiptarë në formë hakmarrje dhe këtë e ka realizuar nga 19 maj deri më 24 maj1999.

Këtë e theme kur neve si te burgosur ka vendosur te na kthej në burgun e Dubravës me fillim të majit 1999, pasi që me parë ky burg nga Misioni Vëzhgues u bë i njohur si kazermëushtarake e policore pranë misioneve Ndërkombëtare gjatë vitit 1998 – 1999.

Misionet Ndërkombëtare duke e ditur se ky burg u shëndrrua në kazermë ushtarake dhe kanë raportuar si mundësi e bombardimit të këtij burgu të shëndrruar në kazermë.

Largimi i ushtrisë e policisë nga burgu që tash ishte e ditur se është kazermë ushtarake e policore dhe pruarja e të burgosurve nga tëgjitha anët e Serbisë në këtë burg-kazermë e dëshmon këtë planifikim e organizim të shtetit Serb për të realizuar masakrën kundër tëburgosurve në këtë burg. Ekzekutorët për tërealizuar masakrën mbi të burgosurit Shqiptar ishin zgjedhur gardianët, policët, ushtarët nën drejtimin e komandës ushtarake policore dhe tëdrejtorisë së burgut. Por më e dhimbshmja ishte se ekzekutor ishin dhe të burgosurit Serb që u armatosen dhe gjuajtën mbi kolegët e tyre Shqiptar. Dhe kjo e dëshmon se lufta ishte kundër shqiptarëve si komb që duhej shfaros dhe si mundësi më e mirë ishte momenti i bombardimeve të NATO-s.

Prandaj unë konsideroj se asgjë nuk ka qenërastësi, por planifikim, organizim dhe realizim në detaje i kësaj masakre dhe shfarosja e tëburgosurve si shqiptarë.

Kjo e dëshmon se mua me të burgosurit tjerë me autobusa na kan sjellur në burgun e Dubravës nga burgu i Mitrovicës së Sremit, pra nga Vojvodina mbi 600 kilometra largësi nga burgu iDubravës gjatë kohës së bombardimve tëNATO-s, kjo e dëshmon dhe krimin shtetëror ndaj të burgosurve, në vend që të na mbron sipas Konventave mbi të drejtat e të burgosurve, shteti Serb na vret, vet si shtet brenda burgut neve duarlidhur.

Gjatë bombardimeve një autobus me neve duarlidhur nga Mitrovica e Sremit me 26 prill 1999 na dërgojnë në burgun e Nishit. Në burgun e Nishit nga eskadronët e ushtarëve dhe gardianëve në hyrje e në burg u përdor torturë e dhunë shtazarake me urrejtje çnjerëzore me tëgjitha mjetet e dhunës dhe elektroshoku.

Pas tre ditë dhune me 29 prill 1999 me autobusëe me duar lidhur me pranga e zingjirë na nisin për në burgun e Dubravës.

Autobusin tonë me 60 të burgosur e ndalin policia e ushtria serbe në Orllat te lagjia e Bytyqëve. Hyn polici dhe kerkon të na zbres për të na vrarë. Gardianët kundërshtojnë duke thënëse kemi urdhër nga presidenti Millosheviq me i dërguar në burgun e Dubravës dhe ju nëse doni shkoni atje e vritni, këtu nuk bënë me i vra. Kjo dhe njëherë më dëshmon organizimin shtetëror të përgatitjes së vrasjes me paramendim e planifikim shtetëror nga shteti serb.

Në burgun e Dubravës mberrijmë përmes qytetit të Malishevës e fshatit Kijevë sepse urat ishin bombarduar. Në burg mbërrijmë pasdite vonëdhe për 19 ditë aty përjetojmë tortura e dhunë tëndryshme nga gardianët e burgut që ishin banor të rrethit të Istogut.

Për gjithë ditët nga dritaret shiheshin bombardimet që bënin aeroplanët e NATO-s nëDukagjin. Me 19 maj 1999 u bombardua burgu, në fillim drejtoria dhe pastaj dhe objektet e burgut Brenda. Së pari pavijoni C. Pastaj më 21 maj u bombardu Drejtoria dhe të gjitha ndërtesat e burgut brenda burgut, ku pati të vrarë e tëplagosur të burgosur. Brenda burgut gjatëmbrëmjes 20-21 maj ne ishim vet dhe dyert e burgut ishin të hapura, ne disa të burgosur u mblodhëm në një dhomë dhe ata që dinin me këndu ja filluam bashkarishtë me kënduar Marshin e UÇK-së e këngë tjera që të mbanim vullnetin brenda të burgosurve.

Më 22 maj 1999 në mëngjesin e hershëm nëfushën e sportit ashtu siç ishte planifikuar dhe u realizua masakra ndaj të burgosurve shqiptar nga ekzekutorët: gardianët, policët dhe ushtarët serb.

Një masakër e tmerrshme ku e gjithë fusha e sportit u mbush gjak nga vrasjet e të burgosurve dhe barut e tym nga gjitha armët që shkrepte shteti serb mbi të burgosurit shqiptar, kjo ishte pjesa e parë e vrasjes. Pjesa e dytë ishte planifikuar pasi nuk ishte realizuar me 22 maj në fushë të sportit, tashmë me 23 maj në sallën e sportit të bëhej një masakër dhe më e tmerrshme, po tashme duke e planifikuar që e gjithë vrasja t’i vishet avionëve të NATO-s.

Në mëngjesin e 23 majit na tubojnë në sallë tësportit mbi 700 të burgosur. (para se të shkojmënë sallë të sportit unë me një grup të burgosurish ishim në pavionin C. Atje ishim kujdesë për tëplagosurit gjithë natën dhe ata që vdisnin i hiqnim i qitnim jashtë që mos të rrijnë me tëplagosur të tjerë dhe ne bëmë planifikim për vetëmbrojtje nëse vijnë policia e ushtria natën që të përballemi me ta e që most ë vdesim si qyqar. Ata nuk erdhën natën ndërsa në mëngjes na detyruan që të dalim e të shkojmë te salla e sportit. Para se të dalim ra një heshtje vdekjeje mes nesh. Mora fjalën dhe u thash: Ne sot po vritemi por dhe ky gjakë është në shërbim tëlirisë së vendit tonë, por dhe kur të shkojmë nësallë të sportit, kur të fillojnë me gjuajt mbi ne, duhet të bërtasim dhe unë do të filloj i pari “Rrnoftë Pavarësia e Kosovës”, me këto fjalëdhe jemi përshëndetur me njëri tjetrin dhe kemi filluar me dal nga pavijoni C. Kemi hyrë nëkordonin e policisë e ushtrisë e gardianeve Serb drejtë sallës së sportit. Aty në çdo dritare ka pas ushtarë me uniforma ushtarake e emblemëdinstikte të shtetit Serb, të armatosur me automatik e zolla. Aty kemi pritur me orë tëtëra, ashtu duke pritur vdekjen, sa më gjatëpritja aq më e tmerrshme ishte pritja sesa tëvinte vdekja, në këtë kohë disa shikonin foto familjare, të fëmijëve, grave e prindërve etj. Unëprisja kur po fillon gjuajtja me armë kundër nesh dhe të bërtisja, Rroftë Pavarësia e Kosovës. Por në pritje ata na sjellën ujë dhe duhan si dëshira të fundit para vdekjes. Ne pritë dhe ata pritë, ne prisnim vdekjen ata prisnin urdhërat ose (bombardimet e NATO-s).

Policia e ushtria serbe kishin planifikur dhe menduar që sallën e sportit do ta bombardoj NATO dhe vrasjet t’ia faturonin NATO-s, sepse oborri para sallës së sportit ishte i mbushur me ushtarë e policë serb sipas planifikimit të mëhershëm. Ky planifikim ka qenë, unë mendoj qëkur të fluturojnë avionët e NATO-s, sipas njoftimeve të misionit të vëzhguesve se këtu është kazermë dhe kur i shohin ushtarët e policët ata do të bombardojnë objektin aty, sallën e sportit, ndërsa në sallë ishim ne të burgosurit shqiptar që policia e ushtria që më parë na kishin futur brenda aty.

Por fati ynë ishte se kjo ditë e 23 majit 1999 ka qenë e vranët me re e mjegull dhe aeroplanët e NATO-s nuk janë ngritë. Se po të ngriteshin avionët e NATO-s ata duke i pa jashtë policë e ushtar do të gjuanin raketat në object të sallës dhe neve do të na kishin vrarë, e duke ia lënëvrasjen NATO-s.

Kjo tregon se sa me mjeshtëri është planifikuar e realizuar në përpikmëri nga shteti Serb kjo masakër në Burgun e Dubravës.

Kjo masakër në këtë burg është masakër e shtetit dhe përgjegjës për masakrën në burg është shteti Serb me institucionet qeveritare, duke filluar nga drejtoria e burgut, ministria e Drejtesisë, ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Mbrojtjes, Qeveria serbe dhe Presidenti i këtij shteti Slobodan MIllosheviq.

Ne nuk duam asgjë më shumë se drejtësi. Kemi kërkuar drejtësi dhe dënime për kriminelët serbqë realizuan këtë masakër të tmerrshme ndaj tëburgosurve shqiptar në burgun e Dubravës.

Unë kam kërkuar që gjykata speciale të gjykoj dhe kriminelët Serb për krimet e tyre të bëra nëKosovë.

Po asnjëherë nuk janë gjykuar, asnjë serb për krime të masakrës ndavj të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës.

Këtu nga aparati shtetëror serb u vranë mbi 120 të burgosur, u plagosën mbi 300 të burgosur tëtjerë, u torturuan mbi 960 të burgosur.

Unë e akuzoi shtetin Serb sepse është përgjegjës për krim e gjenocid kundër të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës.

Të gjithë të rënëve në këtë masakër në burgun e Dubravës nderime, respekt e lavdi se edhe kygjak i yni është në themelet e lirisë së Kosovës.

Lavdi të rënëve në Burgun e Dubravës!

Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Më Shumë

Ndërron jetë avokati nga Prizreni, Nexhat R. Elshani

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Nexhat Reshat Elshani. Lajmin e ka dhënë familja e tij. "Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, sot, më...

Me zemër

Skender Berisha  Kur të zihen të gjitha shtigjet Kujto premtimin e moçëm Veç zemrën time e gjen hapur Deri aty të sjell i vetmi shteg Në zemër nuk ka...

Lajmet e Fundit