Rruga horror në Prizren (Video)

Rruga “Tusus” në Prizren është bërë e gati e pakalueshme për automjetet, raporton Klan Kosova. Telashet u krijuan qysh kur një gropë u hap përskaj udhës.

Për këtë çështje, prizrenasit akuzojnë një fqinj të tyre, Muhamet Kryeziun, se me vetëdije e ka gërryer dheun para një viti, kur rruga ende nuk ishte e shtruar me kubëza.

Mirëpo, këto akuza i hedh poshtë Kryeziu, i cili thotë se dheun e mori në masë të kontrolluar.

Përveç Kryeziut, këta banorë të rrugës “UÇK” në Prizren, ankesa kanë edhe në Komunë, për të cilën thonë se e ka bërë rregullimin me pllaka të betonit në mënyrë të papërgjegjshme.

Ndërsa, pushteti lokal vetëm thotë se është në dijeni për ankesat që i kanë parashtruar këta banorë. /Klan Kosova/

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit