10.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Rruga Tetovë – Prizren mbetet vetëm premtim

harta tetov prizrenKosova dhe institucionet e saj kanë vullnet dhe gatishmëri që të ndërtohet rruga Prizren–Tetovë. Kjo rrugë sipas pjesës kosovare, është prioritet pas përfundimit të autostradës Prishtinë-Shkup.

Këtë e kanë theksuar edhe përfaqësues të shoqatës së biznesmenëve të Prizrenit gjatë qëndrimit në Tetovë ku edhe realizuan takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, transmeton Televizioni Koha.

Rruga Tetovë-Prizren viteve të fundit ka qenë një ndër projektet më të përfolura që do të përafronte dy qytetet dhe do të rivendoste bashkëpunimin tregtar që ka ekzistuar mes dy vendeve në të kaluarën.

Por kohëve të fundit ky projekt është lënë në harresë, madje as që përmendet që nga koha kur u theksua se fizibiliti studimi ishte kah fundi. Lënia në harresë e këtij projekti paraqet pengesë për zhvillimin më të madh të tregtisë mes dy rajoneve.

Më Shumë

Lirohet zyrtari kryesor zgjedhor në Prizren që u arrestua për falsifikim të votave

Nysret Bytyçi, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme. Shkalla e tretë dhe e fundit e...

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Lajmet e Fundit