Rrugët e Prizrenit me plotë gropa

Shumë rrugë në qytetin e Prizrenit janë në gjendje të keqe.

Ardhja pranverës ka zbuluar shumë gropa në rrugët e Prizrenit. Ata që po e pësojnë më se keqi janë qytetarët që enden çdo ditë rrugëve të qytetit historik të Kosovës.

Qytetaret po kërkojnë nga kryetari Mytaher Haskuka që të ndërmarrë masa.

Reagimet e shumta për mbulimin e gripave po i shkojnë komunës nëpërmjet platformës digjitale ‘ndreqe’.

Kerkesa e fundit është adresuar gjatë ditës së djeshme. “Kjo gropë ka javë që është dëmtuar dhe është shumë e thellë. Ju jemi mirënjohës nëse mund të intervenoni në risanim. Ju faleminderit paraprakisht!”, thuhet në kërkesë e një banori adresuar komunës, nga ku e ka shoqëruar me një fotografi.

Po ashtu është raportuar për gropa edhe në një tjetër rrugë “ Kjo rrugë në lagjen bazhdarhane në Prizren janë ne gjendje shumë të keqe dhe shqetësuese për ne si banor të kësaj lagje”, thuhet në kërkesën e banorëve,
shkruan lajmi.net.

Po ashtu në afërsi të njëjtë ndodhet edhe një tjetër rrugë e dëmtuar.

“Rruga qe vjen nga rrethrrotullimi i bazhdarhanes, dhe qe shkon tek rruga Qazim Berisha është e dëmtuar tek banesat e kuqe, dhe tek udhëkryqi i parë”, thuhet ne ankesën e banorëve.

Qytetarët kanë raportuar edhe për një pjesë tjetër të rrugës e cila është më gjendje shumë të keqe.

“Rruga e dëmtuar , gropa shumë , krejt ne rregull qe i keni liru pjesën e hekurudhës , ama dilni rregullojeni, mos e leni me gropa se automjetet po dëmtohen , pikërisht te five star , prej semaforëve deri te fiv star krejt kështu e keni”, thuhen në një kërkesë tjetër të banorëve.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit