9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Rrugët e Prizrenit të kalueshme për qarkullim

Të gjitha rrugët e Prizrenit janë të hapura dhe nuk ka asnjë vështirësi në qarkullim.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike me rastin e reshjeve të borës është kujdesur që nëpërmjet kompanive të kontraktuara t’i mbajë rrugët të hapura dhe të qarkullueshme.

“Pavarësisht stafit të reduktuar për shkak të pandemisë COVID-19, Drejtoria e Shërbimeve Publike me rastin e reshjeve të borës është kujdesur që nëpërmjet kompanive të kontraktuara t’i mbajë rrugët të hapura dhe të qarkullueshme”, thuhet ne njoftim, transmeton PrizrenPress.

“Në orët e mbrëmjes është bërë hedhja e kripës kryesisht në rrugët kryesore dhe periferike, ndërsa gjatë ditës është bërë edhe heqja e borës nga trotuaret dhe sheshet e qytetit”.

“Tashmë të gjitha rrugët e komunës janë të hapura dhe nuk ka asnjë vështirësi në qarkullim”. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Lajmet e Fundit