11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Rrugët në disa fshatra të Hasit të pa pastruara nga bora

RomajBanorët e disa fshatrave të Hasit i kërkojnë Komunës së Prizrenit që t’i pastrojë rrugët e mbuluara nga bora dhe akulli. Ata thonë se më të vështirë lëvizjen po e kanë automjetet dhe nxënësit.

Bora që ka rënë gjatë kësaj jave në komunën e Prizrenit e ka vështirësuar dukshëm komunikacionin. Ndonëse përbrenda qytetit rrugët janë të kalueshme, gjendje më e rëndë paraqitet nëpër fshatra.

Mos intervenimet e Komunës së Prizrenin, në të gjitha lokalitetet ka bërë që banorët e disa fshatrave të Hasit të reagojnë publikisht.

Haziz Hodaj banor i fshatit Gjonaj, thotë se rruga që të shpie atje është e mbuluar nga bora dhe akulli, ndërsa sipas tij kjo gjendje po shkakton probleme në komunikacion.

Ai thotë se jo vetëm në Gjonaj, por edhe në disa fshatra tjera, gjendja e rrugëve nuk është aspak e mirë, ndërsa për këtë fajëson komunën e Prizrenit, të cilës i bën thirrje për ta përcjellë gjendjen në terren këtyre ditëve të dimrit me temperatura shumë të ulëta.

“Gjendja është shumë e keqe sidomos në atë vende më të larta, ku ka akull i cili nuk është shkri për shkak të mos hedhjes së kripës mjaftueshëm. Flasë me kompetenca të plota për Gjonaj, por edhe në fshatrat tjera gjendja është e njëjtë . Ata kanë kaluar me makineri të lehta dhe nuk kanë mund me pastrua pasi që rrugët janë mbulua me akull”, thotë Hodaj.
E shefi për informim i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, mohon një gjë të tillë. Ai thotë se operatorët janë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe në të gjitha fshatrat, hyrje- dalje, por edhe lidhjet me qytet janë të kalueshme.

“Jo nuk qëndron kjo mirëpo, bëhet fjalë për atë se ne nuk mund të operojmë edhe gjatë kohës sa bie borë. Kemi shtatëdhjetë e katër fshatra dhe zonën urbane, unë po them se me afatet optimale brenda ditës të gjitha rrugët janë të hapura. Edhe qytetarët duhet të shtojnë kujdes dhe të marrin aksione kur është e nevojshme”, thotë Berisha.
Ndërkaq, për gjendjen jo të mirë të rrugëve nëpër fshatra ka raportuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e cila ka ftuar qytetarët , e vozitësit me theks të veçantë që mos të bëjnë lëvizje të pa nevojshme këtyre ditëve.

Madje policia ka paralajmëruar masa ndëshkuese për qytetarët që e hedhin borën nga shtëpitë e tyre në rrugë./rtk/

Më Shumë

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Nga sot fillon konvertimi i patentave ilegale të shoferëve në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund t’i konvertojnë...

Lajmet e Fundit