Rod Taylor, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare

Rod TaylorAktori australian Rod Taylor ndërron jetë në moshën 84 vjeçare.

Aktori u bë i njohur me interpretimet e tij në vitet 1960 dhe 1970 përkrah Jane Fonda dhe Richard Burton. Taylor u bë i njohur dhe do të kujtohet gjithmonë me rolet e tij në filmat “The Birds” dhe “The Time Machine”.

Taylor ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa thuhet se ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Aktori la pas bashkëshorten Carol Kikumura dhe vajzën Felicia Rodrica Sturt Taylor, një prezantuese televizive në SHBA.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit