Rrugëtim në Dukagjin

Enver Sulaj

Te liqeni
pulëbardhat lagin sqepin
pas shujtës së shijshme.

Thatësi pranvere në Dukagjin
Dushku digjet në vete
Tymi shkon lart si në kohë lufte.

Rruga e moçme fshihet diku në shkurre
As kroi s’është më
Ka shteruar qëmoti.

Lum ai që s’e pa fundin e ëndrrës.

Mars, 2019

Më Shumë

Led Zeppelin 2 arrijnë në Prizren, nesër performojnë në Rock & Blues Music Festival

Grupi amerikan Led Zeppelin 2 ka arritur në Prizren, ku nesër mbrëma do të ngjitet në skenë në kuadër të Prizren Rock & Blues...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit