7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Rukiqi prezanton rrugën drejt hapjes se bizneseve nga 4 maji

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, pas një takimi me bizneset në vend ka deklaruar se kriza është serioze për ekonominë në vend pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Por, Rukiqi para bizneseve ka prezantuar rrugën drejt hapjes së tyre nga data 4 maj.

Mes tjerash, ndër propozimet nga Rukiqi për rimëkëmbjen e ekonomisë që do të ndihmojnë në të njëjten kohë kompanitë.

Postimi i plotë i Rukiqit në Facebook:

Kriza eshte serioze, por biznesi mbetet optimist per te ardhmen, nese ndermerren veprimet e duhura nga vendimmarresit

Sot para nje bashkebisedim te hapur dhe permbajtesor me disa nga kompanite me kontributin me te madh ne buxhetin e vendit dhe ne krijimin e vendeve te punes, ku nder te tjera prezantova rrugen graduale drejt hapjes, nga data 4 Maj, si dhe propozimet e mundshme per rimekembjen ekonomike.

Kompanite pjesemarrese ne bashkebisedim, shprehen shqetesimet me permbajtjen dhe efikasitetin e masave te deritashme te Qeverise, por ne te njejten kohe dhane propozime konkrete per fazat e hapjes te ekonomise dhe planin e mundshem per rimekembjen dhe transformimin e ekonomise. Nder propozimet per planin e rimekembjes dhe transformimit te ekonomise jane:

– Mjetet e pakos financiare te mbesin sa me shume ne Kosove, ne furnizime me produkte qe blehen ne vend;

– Te aprovohet baza ligjore, per mbledhjen e TVSH-se brenda vendit, pra pas shitjes te mallit dhe jo ne kufi;

– Te krijohen lehtesira fiskale, perfshire mundesite per “Pushime tatimore”;

– Te mbulohet kostoja e interesit per kredite e reja qe donte nevojiten per likuiditet dhe investime te reja;

– Te krijohen linja te veçanta financiare per financim te eksportit;

– Te financohen kompanite qe nuk kane mundesi financiare per implementimin e masave per parandalimin e perhapjes te COVID-19.

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit