Rusi: Akuza atomike e Uashingtonit, e pabazë

91617Rusia thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Moska e ka shkelur Marrëveshjen për Armatimin Atomik me Rreze të Mesme, është e “pabazë”. Ministria e jashtme ruse tha dje se akuzat amerikane janë “të pabaza, sikur edhe të gjitha pretendimet e Uashingtonit” së fundit dhe nuk është paraqitur “asnjë provë”.

Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se Rusisë ia kanë dërguar një letër në të cilën thuhet se me testin e një rakete të re, është shkelur marrëveshja e përmendur, e cila ishte nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev. Kjo marrëveshje ishte paraparë që t’i eliminonte raketat e lansuara nga toka me rreze të veprimit prej 500 e deri në 5,500 kilometra.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se i ka bërë pyetje Uashingtonit, “për prodhimet e aeroplanëve pa ekuipazh”, për të cilët Moska thotë se janë poashtu “raketa me bazë tokësore”. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se Rusia duhet ta zgjidhë këtë çështje dhe ta “mbrojë” marrëveshjen, citon rel.

Më Shumë

Në Spitalin e Prizrenit nis Skriningu Neonatal për zbulimin e hershëm të sëmundjeve tek foshnjat

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar zbatimi i Skriningut Neonatal, një program që mundëson zbulimin e hershëm të...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit