1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Rusia e alarmuar: Trump ka një plan sekret për sulme bërthamore në Moskë dhe Kinë

SHBA-ja po instalon sisteme mbrojtjeje nga raketat anembanë botës në përgatitje për një sulm nuklear ndaj Rusisë apo Kinës, tha një nga shefat ushtarakë të Vladimir Putinit, raporton “Daily Star”.

Uashingtoni ka vendosur sisteme që janë të afta të rrëzojnë raketat që hynë në Evropë dhe mbi anijet e oqeaneve anembanë botës, shkruan syri.net. Por gjenerali Viktor Poznikhir, nënkryetar i operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm Rus, beson se forcat amerikane kanë një tjetër qëllim.

“Prania në Evropë e bazave amerikane të mbrojtjes raketore apo anijet në detet dhe oqeanet afër Rusisë krijojnë një plan të fuqishëm e të fshehtë për kryerjen e një sulmi të papritur bërthamor kundër Federatës Ruse”, tha gjenerali.

“Goditjet e papritura çarmatuese mbi forcat bërthamore ruse apo kineze rritin në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin e sistemit amerikane të mbrojtjes nga raketat “, argumentoi kreu i ushtrisë ruse.

‘Rastësisht’ forcat ajrore amerikane nisën dje një raketë të re ndërkontinentale nga Kalifornia, e aftë për të arritur deri në Rusi

Më Shumë

Fitim Thaqi dhe “Drini Market”: Historia e një ëndrre që u bë realitet

Në një qytet të madh gjerman, larg fshatit të vogël të lindjes në Kosovë, rruga drejt suksesit shpesh duket e gjatë dhe e vështirë....

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës. Kjo pas dallavereve të evidentuara në disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja...

Lajmet e Fundit