Qeveria kompenzon dëmet në bujqësi për 2 460 fermerë

Qeverisë së Kosovës ka aprovuar kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore për periudhën janar – tetor 2021 me vlerë të mjeteve rreth 1.7 milion euro.

Këto mjete do të ndahen për 2 460 fermerë nga gjithsej 29 komuna të Kosovës, të cilët janë përzgjedhur në bashkëpunim të ngushtë me komisionet e përcaktuara nga komunat përkatëse.

Përmes këtij buxheti, fermerët do të kompensohen me 36 për qind për dëmet e shkaktuara në ekonomitë e tyre familjare kryesisht në sektorin e hortikulturës, në fushë të hapur dhe në sera.

Ky është vendimi i dytë i Qeverisë së Kosovës brenda 4 muajve lidhur me kompensimin e dëmeve në bujqësi pasi me vendimin e parë kemi kompensuar dëmet në vlerë prej rreth 1.3 milion për periudhën korrik – dhjetor 2020 apo 30 për qind të vlerës së totalit prej rreth 4.3 milion euro.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit