18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sa deputetë do të jenë nga Prizreni?

Prizren ura e guritNdonëse akoma nuk ka rezultat përfundimtar rreth votimit në zgjedhjet e 8 qershorit, pretenduesit për Parlamentin e Kosovës nga komuna e Prizrenit po bëjnë përpjekje maksimale për t’i mbledhur “kokrrat”, numri i të cilave është kusht për sigurimin e një mandati në organin legjislativ të vendit.

Ish-kryetari i komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu, aktualisht kryetari i degës së LDK-së në këtë qytet, nuk ka dalë mirë në zgjedhjet e fundit qendrore, pasi sipas rezultateve të deritashme në këtë komunë, është radhitur i shtati për nga numri i votave të fituara në listën e subjektit të tij, me 1.684 vota. Në një raport të siguruar nga “Zëri”, Kryeziu i cili ka mbajtur disa poste të larta edhe në institucionet e vendit, si atë të nënkryetarit të Parlamentit, është ranguar më poshtë disa bashkëpartiakëve lokalë. Përveç Isa Mustafës që ka marrë 5.285 vota, para tij në listë janë edhe Dr. Hatim Baxhaku, Xhavit Ukaj, Haziz Hodaj dhe Hanefi Muharremi.

Ndërkaq nga PDK-ja në Prizren, pos shefit të partisë Hashim Thaçit, që ka marrë rreth 13.000, më së shumti është votuar Nezir Çoçaj, që ka marrë 4.800 vota.

Sipas një raporti të publikuar nga TV “Prizreni”, në të cilin thuhet se rezultatet nuk janë përfundimtare, meqenëse akoma nuk janë numëruar edhe votat e zgjedhësve në 16 vendvotime, del se i treti në PDK është ranguar Naser Berisha, pastaj Nait Hasani dhe Enver Hoxhaj. Afaristi prizrenas Irfan Fusha ka siguruar mbi 3.600 vota, ndërsa Edita Tahiri rreth 2.000 sosh.

Ndërkaq në Lëvizjen “Vetëvendosje” pas shefit të partisë është ranguar Mytaher Haskuka, me rreth 2.900 vota, pastaj Artan Abrashi, Nora Arapi-Krasniqi, Valizake Thaçi-Celina dhe Levent Kasëmi.

Disa herë ka pasur kritika për anashkalim të deritashëm të Prizrenit sa i përket përfaqësimit në institucionet qendrore. Nga 156.970 persona sa patën të drejtë vote, të dielën në Prizren votuan 62.500 votues apo 39,8 %.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, të numëruar në 205 nga 211 vendvotime, del se PDK-ja mori 30,18 për qind, duke lënë pas LDK-në për afro 6 mijë vota. Ky subjekt mori 10.528 apo 19,20 %. “Vetëvendosja” për 1.649 vota prin para Nismës.

Pos partive shqiptare, votat këtu janë ndarë edhe për partitë e komuniteteve pakicë turke, boshnjake dhe atyre të komunitetit RAE. Nga partitë minoritare më së shumti është votuar Partia Demokratike Turke e Kosovës, KDTP, që mori 4.123 vota. Pas saj vjen Koalicioni “Vakat” me afro 3.306 vota.

Në zgjedhjet e kaluara qendrore, më 2010 Prizreni dha vetëm katër deputetë shqiptarë, Nait Hasanin, Behar Selimin, Eqrem Kryeziun, dhe Afrim Kasollin nga “Vetëvendosje”. Trefish më shumë, ndërkaq patën përfituar komunitetet pakicë, turqit e boshnjakët.

Fakte:
Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, të numëruar në 205 nga 211 vendvotime, del se PDK-ja mori 30,18 për qind, duke lënë pas LDK-në për afro 6 mijë vota. Ky subjekt mori 10.528 apo 19,20 %. “Vetëvendosja” për 1.649 vota prin para Nismës./zëri/

Më Shumë

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Lajmet e Fundit