Krasniqi akuzon PDK-në për blerje industriale të votave

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, akuzon PDK-në dhe zyrtarët e saj për blerje industriale të votave.

Krasniqi thotë se nuk është i gatshëm të jetë zëvendëskryeministër, ndërsa nominimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt për kryeministër, e sheh si zgjidhjen më të mirë për Kosovën në këtë fazë.

“E them me bindje dhe mbi bazën e shumë fakteve se në këto zgjedhje nuk ka pasë ndoshta vjedhje industriale të votave, por ka pasur blerje industriale të votave, natyrisht nga subjekti që është më i fuqishëm që e ka pushtetin dhe që ka përdorë gjithë makinerinë e institucioneve të shtetit në shërbim të manipulimit të votës”, tha Krasniqi në emisionin “Argument Plus” në RTV21.

“Partia politike domethënë që e ka pushtetin ka përdorur frikën, ka përdorur kërcënimet, ka përdorur shantazhet, mandej ka përdorur edhe mjetet financiare për të blerë votat, për të blerë komisionarët, për të blerë vëzhguesit… Do të thotë: të gjitha këto janë defekte që i kanë përcjellë këto zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit