17.8 C
Prizren
E diel, 14 Gusht, 2022

Sa është rroga e mjekut në Gjermani, një llogaritje e detajuar e të ardhurave

Dr. Liri Pepshi me fushë të veprimit në psikiatëri dhe psikoterapi, ka dhënë një qëndrim rreth një teme shumë tabu kohëve të fundit.

Pepshi, ka bërë një llogari mes një pyetje tejet të përflakur në mesin tonë duke dhënë detaje dhe analizë të hollësishme rreth statusit real të mjekut në Gjermani.

Shkruar nga Dr. Liri Pepshi:

Para së të tregoj në detaje rrogat, paraprakishtë disa detaje, me punen, se si llogaritet rroga, dhe cilat janë ndalesat që lidhen me profesionin e mjekut.

Orari javor është 42.5 orë, nga ora 08.00 deri 17.00 (30min pauzë, nuk paguhet). Vonesa prej disa minutash, sidomos gjatë 6 muave të periudhes provuese, nxitë kritika nga kolegët, dhe mund të ndikoj në mosvazhdimin e kontrates. Për shkak të mungesës së mjekëve, pjesërisht edhe nga politikat financiare/kursimtare të klinikave, ndonjëher nuk ki kohë as për pauzen e e drekes, e rrallë ndodhë që punën e përfundon me kohë, dmth në ora 17.00. Orët shtesë (mesatarishtë 10-15orë ne muaj) kryesisht nuk regjistrohen e as nuk kompensohen.

Shumat që përmenden nëpër media janë shuma “bruto” pasi, ajo që transferohet në bankë ose shuma “neto” është rreth 54-62%, pra nga një rrogë 5000€ në leter “Gehaltsabrechnung” në bank transferohen rreth 3000€. Tatimi në rrogë, sigurimi pensional, social dhe shënderësor përbëjn rreth 38% deri 46% të rroges.

Niveli i tatimit varet se në cilën nga 6 kategorit e tatimit të ka vendos zyra e financave (i pamartuar “1”, i ndarë “2”, i martuar “3, 4 apo 5” apo punë shtesë “6”) dhe numri i fëmijëve (Kinderfreibetrag). Prindërit mund të vendosin nëse dojnë të përitojnë nga kjo e fundit (Kinderfreibetrag) apo shtesat e fëmijëve (Kindergeld). Nëse prindi nuk merr vendim, vendos zyra e financave (Finanzamt).

Nga rroga neto SHPENZIMET OBLIGATIVE q? lidhen me profesionin janë 400 deri ne 1200€ në vitë antarësimi ne Oden e Mjekëve, shpenzimet e specializimit (p.sh specializimi ne psikiatri e psikoterapi 15.000€ deri në 20.000€), literatura dhe paisjet personale per diagnostifikim 300€ deri 500€ në vitë, testi i gjuhes nga oda e mjekëve (parakusht per punë – Berufserlaubnis) dhe testi i barasvlersimit të studimeve (parakushtë për specializim – Approbation) rreth 2000€.

SHPENZIMET JO-OBLIGATIVE por të nevojshme janë Berufs- Haftflichtversicherung, Berufs-Rechtschutzversicherung dhe Berufsunfähigkeitversicherung me rreth 300 deri 500€ në muaj. Mundeni edhe pa këto shpenzime por është njejtë sikur ta bleni një vetur luksoze me kredi e të kurseni në sigurim e mirëmbajtje.

Rrogat janë të përcaktuara me kontrata kolektive (klinikat kishtare, komunale, universitare, private) dhe ndryshojnë 100-300€ në varësi nga punëdhënësi. Ato ndahen në 5 kategori. Rrogat më poshtë janë bruto, kurse ajo që pranon më bank janë rreth 54% – 62% e shumës, nga e cila pastaj ndalen shpenzimet obligative dhe jo-obligative

Specializanti (Assistenzarzt) fillon nga 4500€ bruto me rritje vjetore (maksimalisht 6 rritje) deri në 6100€

Specialisti (Facharzt, Funktionsoberarzt) fillon nga 6100€ me rritje çdo 3 vjet (maksimalishtë 6 rritje) deri në 8000€

Udhëheqës reparti (Oberarzt) fillon nga 7700€ me rritje çdo 3 vjet (maksimalishtë 3 rritje) deri në 9000€

Zëvendësshef (Leitende Oberarzt) fillon nga 9100€ me një rritje pas 3 viteve deri në 9800€

Shefi (Chefarzt) rroga është individuale, dhe përbëhet pjesa bazë dhe shtesat në bazë të performances.

Shembujt që kam përmend janë të klinikave akute. Klinikat rehabilituese paguajnë me pak, kurse shërbimet ambulantore kanë tjeter form te pageses

Më Shumë

Sefë Duraj në zi, humb nënën e tij

Sefë Duraj është një ndër këngëtarët më të njohur në mediet rozë. Ai me punën e përkushtuar që bën, në çdo kohë kalon në lajm,...

City hedh poshtë pretendimet se ka arritur marrëveshje me Barcelona-n për Silva-n

Bernardo Silva po kërkon të largohet nga Manchester City këtë verë. Portugezi synon të ndryshojë ambient dhe Barcelona është destinacioni i preferuar. Sipas mediave britanike,...

Lajmet e Fundit