Sa vota i mori gazetari Resul Sinani

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Resul Sinani ka marrë një numër të vogël të votave zgjedhjet e 6 tetorit.

Jo që s’ka arritur të bëhet deputet, mirëpo i njëjti nuk ka arritur as shifrën e një mijë votave. Në listën e publikuar del se Sinani, i cili njëherësh është profesor në një kolegj privat, ka arritur të marrë vetëm 862 vota.

Ndryshe, koalicioni AAK-PSD ka arritur të renditet e si parti e katërta në zgjedhjet e përgjithshme me 11%. Kësisoj, partia e Ramush Haradinajt do t’i ketë 13 deputetë në Parlamentin e Republikës.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Lajmet e Fundit