5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Sabri Fejzullahu i kërkon falje publikisht gruas së tij, Nerës: Nga xhelozia ia ndërpreva këngën, nuk ia bëj vetes kurrë hallall

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ai iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën personale dhe profesionale të tij.

Ndër to, këngëtari i hitit “Merrma shiun e Prishtinës” pati edhe një kërkim falje publike ndaj bashkëshortes së tij, Nera Fejzullahu.

Sabri dhe Nera Fejzullahu (Foto: Nera Fejzullahu/Instagram)

Kjo e fundit mesa duket nën gjurmët e bashkëshortit, kishte pasur dëshirë të merrej me muzikë – ëndërr e cila i ka ngelur në sirtar dhe kjo krejt për faj të Sabriut.

I pyetur se për çfarë do t’i kërkonte falje gruas së tij, këngëtari i shumë hiteve u përgjigj duke përmendur këtë pishman të jetës së tij.

“Nerës do i thoja më fal që ia kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. S’ia bëj vetes kurrë hallall, jam penduar shumë”, ka thënë Sabri Fejzullahu.

Ndërkohë i pyetur se si mbahet një raport i shëndosh bashkëshortor për kaq shumë vite, ai tha se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me sinqeritet dhe dashuri.

I njëjti mohoi që të ketë pasur ndonjëherë gjatë jetës ndonjë krizë në martesën e tij dhe të Nerës. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia bastis një banesë në Suharekë – sekuestron drogë, armë dhe mjete të rrezikshme

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në një banesë në Suharekë, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë dhe mjete të dyshuara...

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Lajmet e Fundit