Samedin Krrabaj zgjedhet rektor i UPZ-së

Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj është zgjedhur Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues e mbajtur më 14.03.2022.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, në emër të anëtarëve të Këshillit Drejtues, me këtë rast e uroi Rektorin Krrabaj për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Ai e siguroi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Këshillit Drejtues që të punojë për të mirën e Universitetit dhe i kërkoi që të jetë në krye të detyrës në adresimin e sfidave që ka Universiteti.

Rektori Krrabaj i falënderoi për besimin e dhënë anëtarët e KD-së dhe u zotua se do të punojë me nder dhe përkushtim për të zhvilluar Universitetin.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit