5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

SBASHK-u e quan të jashtëligjshëm vendimin për zëvendësimin e orëve mësimore

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) po e quan të jashtëligjshëm vendimin e ministrit, Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës në arsim.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.

Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.

“Ministri e ka nxjerrë këtë vendim pa u konsultuar me neve e që nuk është e drejtë. Vendimi është në kundërshtim me ligjin për grevat i cili nuk obligon që të zëvendësohen ditët e humbura në grevë. Prandaj ne jemi duke u angazhuar që këtë vendim ta dërgojmë në gjykatë”, ka theksuar Jasharaj.

Sipas vendimit që e ka marrë një ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Më Shumë

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia...

Lajmet e Fundit