1.9 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

SBASHK-u i kthehet kërcënimit të zakonshëm: Greva mbetet opsion

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar sërish grevë.

SBASHK-u ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve kanë konstatuar se greva mbetet opsion i hapur.

“Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm së bashku me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve duke debatuar për situatën aktuale në arsim dhe për kërkesat e anëtarësisë lidhur me shtesën në paga për arsye të punës në kushteve të vështirësuara nga pandemia dhe rreziku nga prekja me Covid 19 dhe për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Pas një debati të hapur duke vlerësuar edhe situatën aktuale në Kosovë dhe duke analizuar me kujdes këto dy kërkesa të anëtarësisë , pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë sjellë përfundimin periudha e dytë e mësimit të nis më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Kjo sindikatë thotë se ditët e ardhshme do të organizojnë takime për të marrë mbështetje për grevën e përgjithshme.

“U autorizua Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut që nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialogu, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit, që do të shpërndahen të premten e tutje në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut

Më Shumë

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Lajmet e Fundit