8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

SBAShK-u paditë komunat për mosrespektim të Kontratës Kolektive

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës (SBAShK), ka paditur Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) për mos respektim të Kontratës Kolektive.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se komuna nuk kanë paguar tri paga me rastin e pensionimit të mësimdhënësve, nuk u kanë paguar shujtën e as udhëtimin punëtorëve të arsimit.

Këto tri pika janë pjesë e marrëveshjes të nënshkruar mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).Ai thotë se e dinë që buxhetet komunale janë të kufizuar, por marrëveshja e nënshkruar duhet të respektohet.

“Është fjala të kontrata e re që është nënshkruar mes MAShT-it dhe SBAShK-ut, është fjala për pikat e nenit 35 të cilat konkretisht kanë të bëjnë me çështjen e udhëtimeve për mësimdhënësve dhe të punësuarve tjerë udhëtarë që janë çështje e tri pagave suplementare dhe me rastin e pensionimit dhe aty e kemi edhe çështjen e shujtës”, ka shtuar ai.

E vetmja komunë e cila ka paguar pensionistët me pagën suplementare është Komuna e Obiliqit, e cila ka dhënë tri pagat jubilare për të pensionuarit në arsim.“Me të gjitha komunat, përveç Kastriotit apo Obiliqit që bëri një hap pozitiv dhe iu nda nga tri paga të pensionuarve të komunës së vet komunat e tjera nuk e kanë kryer këtë obligim”, ka thënë ai.

Jashari ka sqaruar ka thënë se deri tani gjykatat kanë vendosur në favor të SBAShK-ut.“Pasi kjo nuk është bërë me vullnet, SBAShK-u i ka dërguar lëndët nëpër gjykata dhe po them se në çdo seancë që po mbahet.

SBAShK-u dhe anëtarët e saj po dalin fitues sepse gjykatat po vendosin në dobi tonën. Në gjykata jemi me institucionin e DKA gjegjësisht me vet komunat, dhe institucionet përkatëse, jo me kryetarin si person, por me drejtorit komunale të gjitha komunave. Seancën e radhës e kemi në Skenderaj dhe kështu do vazhdojnë seanca edhe në komunat e tjera dhe unë po them që në të gjitha këto seanca fitues do të jenë SBAShK-u dhe anëtarët e SBAShK-ut”, është shprehur Jashari.

Jashari ka sqaruar se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre viti i ri shkollo nuk do të nis më 1 shtator.Siç ka thënë ai paralajmërimet për grevë di ti përmbahen dhe nuk do të lëshojnë pe.

“Paralajmërimi publik se shtatori kemi frikë se do të përfundoj me greva ka ndodhur ngase SBAShKU me të përfunduar vitin shkollor i është drejtuar me letër zyrtare të gjithë kryetarëve të komunave do të thotë të qeverive lokale me kërkesën që të takohemi me ta në mënyrë që bashkërisht të negociojmë dhe bisedojmë për të gjetur një zgjidhje për çështjet e kontratave kolektive që i obligon t’i kryejnë ata”, ka thënë Jashari.

Marrëveshja e kontratës kolektive mes Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me Sindikatën e arsimit është nënshkruar më 18 prill të këtij viti.

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit