3.8 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

SBASHK-u: Po mungon gatishmëria e institucioneve për dialog

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, por edhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së është analizuara rrjedha e protestës së 20 majit, ku është theksuar se ka pasur një pjesëmarrje të madhe të sindikalistëve, e veçmas të anëtarësisë së SBASHK-ut.

“SBASHK-u shpreh respekt edhe për mirëkuptimin e nxënësve, studentëve dhe të prindërve lidhur me apelin që të premten shkollat e universitetet të mos punojnë ngase të punësuarit në këto institucione arsimore ishin pjesë e protestës. Në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së duke debatuar për hapat e radhës u vendos unanimisht që të respektohet detyrimi dhe obligimi nga Ligji mbi grevat që para se të shkohet në grevën e përgjithshme të aktivizohet ndërmjetësuesi ligjor për të ndërmjetësuar në nisjen e dialogut mes BSPK-së dhe Qeverisë me qëllim të arritjes së marrëveshjes së pranueshme për kërkesat e anëtarësisë, marrëveshje kjo që është pastaj obligative”, është theksuar në komunikatën e SBASHK-ut.

Më tutje është bërë me dije se në kuadër ndihmesës që çështjet të zgjidhen me dialog, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut janë takuar me zëvendësministrin Dukagjin Pupovci dhe anëtarë të kabinetit të ministres Nagavci, me të cilët kanë bashkëbiseduar për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe gjetjes së mundësive për zgjidhje të kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit pa pasur nevojë për veprime të tjera sindikale.

“Të dy palët janë pajtuar që ta mbajnë të informuar njëra-tjetrën për çdo situatë të krijuar. Po ashtu përfaqësuesit e SBASHK-ut në kuadër të delegacionit të BSPK-së sot janë takuar me gjashtë deputetë të LV-së, të cilët janë shprehur se po flasin në emër të gjithë deputetëve të këtij subjekti politik. Përfaqësuesit sindikalë kanë ripërsëritur gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë duke u shprehur se deri tani ka munguar gatishmëria e institucioneve për dialog dhe se kjo ka sjellë deri të veprimet sindikale që janë organizuar deri më tani”, është thënë në komunikatën e SBASHK-ut.

Kjo sindikatë ka njoftuar se deputetët e LV-së kanë dëgjuar me kujdes të gjitha diskutimet e përfaqësuesve sindikalë dhe kanë konfirmuar se do të angazhohen që të vazhdojnë takimet me Komisionet Parlamentare por edhe me Qeverinë me qëllim që bashkërisht të gjenden zgjidhje të pranueshme të kërkesave legjitime të anëtarësisë brenda mundësive reale të buxhetit.

“Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut urojmë që dialogu i nisur të vazhdojë edhe përmes ndërmjetësuesit të licencuar dhe të arrihen marrëveshje të pranueshme”, është bërë me dije në komunikatën e SBASHK-ut.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare me temën “Kalaja e Prizrenit”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim pullën e re postare me temën “Kalaja e Prizrenit”.     “Ky emision është një...

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka festuar 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore. Këtë moment të veçantë e ka...

Lajmet e Fundit