10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

SBAShK-u shqyrton mundësinë e ndërprerjes së grevës

Në takimin e ardhshëm të anëtarësisë se SBASHK-ut, pritet të diskutohet mundësia e ndërprerjes së grevës, kanë bërë të ditur drejtues të kësaj sindikate. Ndërkaq, njohës të arsimit, grevën po e vlerësojnë “padrejtësi që po u bëhet fëmijëve”. E ndërprerjen e grevës dhe reflektim nga ministria e Arsimit, përmes një aksioni simbolik, ka kërkuar edhe Aleanca e të Rinjve të Kosovës.

 

Greva në arsim po vazhdon edhe sot ndërsa është tashmë në javën e pestë, megjithë thirrjet e shumta të përfaqësueseve të institucioneve dhe Këshillit të Prindërve që ajo të ndërpritet. Sinjale se greva mund të ndërpritet, ka dhënë sindikata e Arsimit, e cila ka paralajmëruar që ditëve në vazhdim, do të mblidhet anëtarësia për të parë mundësinë e daljes nga kjo situatë. Ymer Ymeri, nga kjo sindikatë i tha Radio Kosovës se vendimi nga ky takim varet nga anëtarësia, por se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje për të mirën e fëmijëve.

“ Sindikata e Arsimit do të ulët këto ditë për të parë një  mundësi tjetër.  Por krejt kjo varët nga anëtarësia për shkak se anëtarësia është ajo që do ta jep fjalën përfundimtare. Besoj shumë që Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai SBASHK-ut do të kërkojnë një mendim shtese nga anëtarësia për dalë nga situatë  pavarësisht që deri tani nuk janë plotësuar kërkesat e grevisteve”, tha Ymeri.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve të Arsimit, grevën po e vlerësojnë të dëmshme dhe se kërkesat e sindikatës duhet të arrihen përmes dialogut social.  Rinor Qehaja, në një përgjigje për Radio Kosovën, tha se kjo që po ndodhë, është e padrejtë ndaj nxënësve dhe palët duhet të përfshihen në dialog por pa cenuar procesin mësimor.

“Greva përveç që është bërë e tepërt mbi të gjitha është bërë e pa drejtë ndaj nxënëseve. Greva duhet të ndërpritet dhe të filloj menjëherë procesi mësimor kjo është ajo që nuk duhet të negociohet.  Ndërsa, ajo që mundet të negociohet ju mbetët palëve të realizojnë përmes dialogut social por pa cenuar  procesin mësimor, ka thënë ai.

Ndërprerjen e grevës, solidarizimin  më fëmijët, mësimdhënësit dhe plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve, përkrahje u ka dhënë edhe Aleanca e të Rinjve të Kosovës përmes një aksioni simbolik.  Visar Dili, nga kjo parti, i bëri thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci që të reflektoj në mënyrë që të fillojë mësimi, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e saj.

Greva e cila ka nisur më 25 gusht, ka lënë me  shumë se 300 mijë nxënës në tërë Kosovën jashtë bankave shkollore. Sindikalistët kanë tri kërkesa, e njëra prej tyre është 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga./Radio Kosova

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit