16.9 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

SBASHK: Veprim zhgënjyes i Kushtetueses ndaj Ligjit të pagave

SBASHK reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese për shkak të vendimit të kësaj të fundit për të shtuar kohën e pezullimit edhe për tre muaj ndaj kërkësës së tyre për heqjen e pezullimit të Ligjit të Pagave.

“Kushtetuesja, mbase e ndikuar nga situata aktuale, veproi pa të drejtë. Edhe sikur Ligji i pagave të kishte qindra faqe tekst dhe mijëra nene, do të duhej shqyrtuar e do të duhej dhënë vendim meritor që ky Ligj të fillojë së implementuari sepse mijëra shërbyes civilë e profesionalë janë duke pritur që nga dhjetori i vitit të kaluar këtë gjë. Nuk është mirë që të luhet me ndjenjat e tyre”.

“Punëtorët e arsimit do të vazhdojnë me përkushtimin duke dhënë kontribut të çmuar në realizimin e procesit arsimor e edukativ me lutjen që kjo situatë e rëndë të kalojë sa më parë, e pastaj në kohë dhe rrethana të reja do të veprohet sipas zërit të anëtarësisë”.

Me anë të komunikatës për media, kjo sindikatë ka reaguar po ashtu edhe ndaj një, siç e kanë quajtuar ata, ‘ideje të keqe që ka shkuar edhe deri në kabinetin e ministrit të financave’, që sektorit publik t’i ulen pagat për 50 përqind dhe ato mjete t’i dedikohen sektorit privat.

” Punëtorët e arsimit janë duke punuar me zell e përkushtim edhe tani në këto rrethana dhe prandaj askush nuk ka të drejtë të prek në pagat e tyre. Mjaft na dha goditje të rëndë Kushtetuesja. Nuk kemi nevojë për provokime e goditje të reja sepse edhe durimi ynë ka kufi e kushte të vështirësuara dhe këtë e dinë MASHTI, nxënësit e prindërit”, thuhet mes tjerash në reagim.

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit...

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe...

Lajmet e Fundit