2.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

SBASHKU kërcënon Qeverinë me grevë të përgjithshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), pas takimit të fundit me qeverinë i ka dhënë afat ekzekutivit që nëse brenda 15 ditësh nuk i plotëson kërkesat e tyre për sa i përket Ligjit të Pagave, do të shkojë ne grevë të përgjithshme. Kështu ka thënë për Radio Kosovën kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën se mundësia e fundit për dialog me Qeverinë është ndërmjetësuesi zyrtar ligjor, të cilin e kanë angazhuar ata. Ai ka bërë të ditur se tashmë ndërmjetësuesi ligjor ia ka dërguar Qeverisë një letër që të insistojë për dialog. Angazhimin e ndërmjetësuesit për bisedimet me qeverinë e parasheh edhe Ligji për grevat, thotë Jasharaj:

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka përzgjedh një ndërmjetësues zyrtar ligjor me qëllimin që t’i dërgojë shkresa kabinetit të Kryeministrit, që të mundësojë dialogun dhe si palë të ulën në tavolinë sindikata dhe qeveria në përpjekje për të bërë zgjidhje në kërkesat tona”, tha Jasharaj për Radio Kosova.

Jasharaj, tutje tha se ndërmjetësuesi ka dërguar shkresë në kabinetin e Kryeministrit dhe nga ajo datë janë 15 ditë afat, që qeveria do të deklarohet por ose kundër dialogut.

“Nëse qeveria i thotë jo prerazi ndërmjetësuesit, kjo do të thotë që ajo nuk është e interesuar për dialog dhe ne do të vijmë në një situatë tepër të keqe. Atëherë të fillojmë më veprime sindikale, kurse veprimi me radikal në këtë rast, do të ishte greva e përgjithshme. Urojmë që qeveria t’i thotë po angazhimit tonë dhe të ulemi bashkërisht dhe të gjejmë zgjidhje”, tha Jasharaj.

Ai tutje tha se pas afatit që ia kanë dhënë qeverise se bashku me BSKP-në, do te koordinohen për hapat e radhës dhe se çfarë të bëhet tutje. Ka mendime se Sindiakta duhet të përgatitet për grevë të përgjithshme, por krejt varet sesi do të sillet Qeveria karshi Ligjit të grevave, që kërkon ndërmjetësim.

Më Shumë

Vdes aktori Mirush Kabashi

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan...

Sara po bën jetë të shtrenjtë, sapo na prezantoi me veturën e saj super-luksoze

Sara Hoxha është një ndër blogeret më të njohura në vend. Ajo u bë akoma më e njohur pas lidhjes së saj me reperin, Ledri...

Lajmet e Fundit