4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

S’deklarohet askush pas takimit të Raichel me Mustafën

Mustafa me gjermanin

(E plotësuar) Ernst Reichel, emisar i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor nuk e ka thënë asnjë fjalë pas takimit me Isa Mustafën.

As zyrtarët e LDK – së nuk janë deklaruar pas takimit të zyrtarit gjerman.

 

Isa Mustafa në takim me emisarin e Angela Merkelit

Para pak çastesh, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka nisur një takim në selinë e partisë së tij me ambasadorin Ernst Reichel, emisar i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Dje është raportuar se Reichel, i cili për disa vjet ka mbajtur pozitën e ambasadorit gjerman në Kosovë, është dërguar në Kosovë nga qeveria gjermane për të biseduar me liderët kosovarë për mundësinë e daljes nga ngërçi politik.

Pas disa muajsh pritjeje të lidershipit politik për të vepruar në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, duket se në dy javët e fundit, diplomatët ndërkombëtarë janë vënë në funksion duke shtuar përpjekjet që vendi t’i bëjë më në fund institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Lajmet e Fundit