9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Së shpejti fillon vendosja e kamerave të sigurisë në Prizren

Ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj-Shala, njoftoi se pas një angazhimi të gjatë dhe planifikimi të kujdesshëm, është arritur nënshkrimi i një kontrate kornizë 3-vjeçare për këtë projekt.

Sipas Sinanaj-Shalës, vendosja e kamerave do të nisë fillimisht në zonat urbane, duke vazhduar më pas edhe në fshatrat përreth.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij projekti për sigurinë e qytetarëve, duke vlerësuar se një sistem modern i monitorimit do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme në pika strategjike të qytetit, duke krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë.

Drejtoresha informoi gjithashtu se mirëmbajtja e kamerave do të jetë përgjegjësi e Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, ndërsa monitorimi i tyre do të kryhet nga Policia e Kosovës.

Në këtë kontekst, të mërkurën, Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të formalizuar marrëveshjen për vëzhgimin e kamerave në qytet.tv prizreni

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Lajmet e Fundit