15.2 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Seancë 15 minutëshe ndaj Hysni Hoxhës

Seanca e gjykimit ndaj Hysni Hoxhës, ish-drejtuesit të Organit Shqyrtues të Prokurimit zgjati vetëm 15 minuta.

Në fillim të seancës Hoxha kërkoi nga gjyqtari Beqir Kalludra që ai të mos lejojë publikimin e fytyrës së ish-kreut të OShP-së. Gjykata e miratoi këtë kërkesë të Hoxhës.

Pastaj Sahit Bibaj, avokati i Hoxhës kërkoi që gjykata ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Hoxhës. Me këtë edhe përfundoi seanca, ndërsa gjykata do të vendosë për këtë kërkesë të avokatit.

Hoxha akuzohet për keqpërdorim detyre dhe autoriteti zyrtar derisa drejtonte Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ky organ ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e palëve të interesuara në lidhje me shkeljet e Ligjit të Prokurimit Publik.

Aktakuza ndaj Hoxhës u ngrit më 4 dhjetor 2014, ndërsa atë ditë drejtori i atëhershëm i OShp_së i tha KALLXO.com se me aktakuzë po duan ta eliminojnë operatorët ekonomikë, pa saktësuar se cilët janë ata operatorë.

Hoxha dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të OShP-së në janar të këtij viti. Ai tha atëherë për KALLXO.com se nuk po tërhiqej nga detyra për shkak të aktakuzës. /Kallxo.com

Më Shumë

Ja me cilën parti pret bashkëpunim Shaqir Totaj në Prizren

Kryetari aktual i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar se me cilën parti pret bashkëpunim. Totaj, i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se...

Nga Prizreni në Kombëtare

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të shkruajë historinë në futbollin botëror, duke e mposhtur për herë të dytë përfaqësuesen e Suedisë. Pas fitores 2:0 në...

Lajmet e Fundit