Sela: Shqiptarët në Maqedoni luftuan kundër padrejtësive

Kryetari i Strugës dhe i Lëvizjes për Reforma të PDSH-së, Zijadin Sela thotë se, djemtë nga Kosova erdhën për të luftuar në Kumanovë për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni.

“Më shumë 90 për qind e atyre që luftuan, kanë ardhur në Kumanovë nga të njëjtat principe për të cilat ishin të motivuar në luftën e UÇK-së të vitit 2001 në Maqedoni. Sepse realisht të njëjtat padrejtësi ju bëhen shqiptarëve si në vitin 2001, por akoma më keq”, është shprehur ai.

Sela thotë se, në këtë konflikt ka pasur edhe elemente manipulimi nga shërbimet sekrete. “Por patjetër se duhet të ketë pasur element manipulimi nga shërbimet sekrete. Por kuptohet shërbime sekrete që kanë folur gjuhën shqipe. Kjo është formë e keqe e veprimit të shërbimeve sekrete”, ka theksuar Sela për “RTSH”, transmeton agjencia e lajmeve “INA”.

Sipas tij, aksioni i policisë maqedonase në Kumanovë ishte akt terroristë, sepse u gjuajt mbi një lagje të banuar me popullatë civile. “Atje u dëmtua prona e qytetarëve, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Jo se këtë nuk e donte policia maqedonase, por ishte një fat në fatkeqësi”, është shprehur ai.

Sela ka shprehur habinë se si është e mundur që pas gjithë këtyre padrejtësive dhe terrorit nda popullit shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti akoma qëndron në Qeveri.

Ai ka akuzuar edhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin si pjesë të regjimit të Nikolla Gruevskit.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit