16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Selimi: Akuzat ndaj nesh të padrejta, ishim çlirimtarë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, pas dëgjimit të aktakuzës, ka mbajtur një fjalim të gjatë ku ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur ndaj tij.

“E di që nuk është momenti as vendi të flasë për legjitimitetin e kësaj gjykate, duke ditur se këtë gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës. Dua të theksoj se unë di deputet, e pata kundërshtuar themelimin jo si shprehje kundër drejtësisë por përkundrazi, donim që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës në Kosovë. Më lejoni t’ju kujtoj se themelimi i gjykatës ishte në favor të Kosovës. Vetëm pak muaj pas këtij vendimi të gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, raporti i Dick Martyt nxori raport ndaj vendimit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Mendoj që nuk duhej të ngritej një gjykatë mbi synimet e hapura anti Kosovës. Sidoqoftë ja ku jemi, kjo gjykatë është një fakt”, u shpreh Selimi.

Selimi, tutje theksoi se ai dhe ish-pjesëmarrësit tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, po akuzohen padrejtësisht.

“Sot këtu nuk jam si deputet që e kam kundërshtuar këtë gjykatë por si ish-ushtar i UÇK-së, themelues i saj, përballë një aktakuze të ngritur nga Prokuroria dhe ju z.gjykatës. Rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se po ashtu qëllimi ynë do të jetë drejtësia, mbi të gjitha e vërteta. E pashë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria. Ishte aktakuzë e rëndë, vuliminoze e mbi të gjitha e padrejtë. E pasaktë ndaj meje dhe luftës së popullit tim dhe shtetit nga vijë unë. Ky proces do ta dëshmojë që ishim popull i shtypur që luftuam për liri. Bëmë luftë të pastër dhe të drejtë, kjo luftë do të jetë e tillë edhe pas këtij procesi. Kush ka dyshime do të bindet se as unë as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime e ndërmarrje të përbashkët kriminale siç akuzohemi padrejtësisht”, u shpreh Selimi.

“Po, unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore e cila veç të këqija i ka sjellë vendim tim. Prandaj, unë e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim. Unë jam vetëm çlirimtar. Luftën e kemi nisur me Adem Jasharin dhe kemi përfunduar me gjeneralin Clark, me NATO-n. Drejtësia duhet të jetë qëllimi ynë këtu, pse jo edhe Prokurorisë”, u shpreh tutje.

Më 4 nëntor, Selimi, që gjatë luftës ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njoftoi për konfirmimin e aktakuzës dhe u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë më 5 nëntor.

Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

==Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi është duke u paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale.

Ai, bashkë me tre ish-krerët tjerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e përndjkje.

Krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Selimin, Thaçin, Veselin e Krasniqin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon katër ish-krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Më Shumë

Disa qese me kokainë, marihuanë, armë e shumë e konsiderueshme e parave – Policia jep detaje se çfarë sekuestroi gjatë operacioneve në Prizren, Pejë...

Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë si...

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Lajmet e Fundit