8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Selimi e Çoçaj diskutojnë për rishikimin funksional të sundimit të ligjit

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, me të cilin ka diskutuar rreth finalizimit të rekomandimeve të cilat duhet të përfshihen në Strategjinë e cila del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ministri Selimi gjatë bashkëbisedimit me kryesuesin Çoçaj, ka theksuar se roli i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është i rëndësisë së veçantë, pasiqë përmes procesit të Rishikimit Funksional do të adresohen edhe sfidat e sistemit gjyqësor, raporton “Epoka e re”.

Ministri Selimi, ka thënë se koordinimi institucional bënë politikat e rishikimit të implementueshme dhe nuk lejon ndërmarrjen e politikave të njëanshme.

Selimi po ashtu ka falënderuar kryesuesin Çoçaj, për bashkëpunimin e deritanishëm duke shtuar se KGJK mbetet hallkë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe e zbatimit të reformave të ndërmarra me qëllim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga ana tjetër, kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar ministrin Selimi për bashkëpunimin e ofruar dhe ka konsideruar që Rishikimi Funksional është një prej proceseve me peshë të madhe, i cili mund të zgjidhë shumë probleme që hasen në sistem.

Më Shumë

Besniku i Drinit të Bardhë operohet me sukses

Futbollisti i Drinit të Bardhë, Besnik Krasniqi, ka kaluar sot me sukses ndërhyrjen kirurgjikale për trajtimin e ligamentëve të dëmtuar, pas lëndimit të pësuar...

Vetura godet një 82-vjeçar pranë spitalit në Prizren – kjo është gjendja e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prizren, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor i moshës 82-vjeçare, saktësisht në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit