8.8 C
Prizren
E diel, 22 Shtator, 2024

Selimi: Shumica ligjore jemi ne– blloku po synon zgjidhje antikushtetuese

Petrit SelimiPartia Demokratike e Kosovës po insiston në një marrëveshje politike që e zhbllokon situatën aktuale politike dhe i jep zgjidhje kushtetuese gjithë procesit. E kjo zgjidhje, sipas Petrit Selimit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme është që PDK ta zgjedhë kryetarin në çdo rrethanë.

Në një intervistë për Reporteri.net ai tha se kjo nuk është teke e PDK-së por është vendim dhe rrugë ligjore.

Ai tha se nuk mundet askush që përmes shumicës që nuk e njeh ligji të bllokojë edhe më shumë vendin.

Reporteri: Ju po kërkoni një marrëveshje mes palëve, si do të dukej kjo marrëveshje?

Selimi: Marrëveshja në mes PDK dhe partnerëve për qeverisjen e ardhshme nuk bazohet në ego dhe poste por në programin Misioni i Ri dhe nevojën që energjitë e përbashkëta të fokusohen në situatën ekonomike, integrimet europiane përfshi dialogun me fqinjë si dhe reformat që presin shtetin në fusha si arsimi, drejtësia, etj.

Reporteri: Ata thirren se kanë shumicën e deputetëve, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, cila është parësore në këtë rast?

Selimi: Shumica e vetme ligjore momentalisht është koalicioni parazgjedhor i PDK. Si grupi më i madh parlamentar, PDK-së i takon e drejta e kryetarit të Kuvendit dhe ky është hapi i parë që duhet konfirmuar. Shumica për të cilën po shprehet Blloku opozitar është fiktive dhe joligjërisht e pamundur të nominon, e leje më të përzgjedh Kryetar të kuvendit.

Reporteri: Nëse nuk ka marrëveshje, çfarë do të ndodhë me 12 shtator?

Selimi: Nuk besoj se nuk do të ketë marrëveshje të një apo tjetër lloji por konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Tentimet për t’i eskivuar Gjykatës dhe vendimit të saj përbën shkelje të përsëritur të ligjit kryesor në vend dhe si rrjedhojë dërgon vendin në bllokadë edhe më të theksuar.

Reporteri: Janë përmendur zgjedhjet si opsion shumë i mundshëm dhe PDK ka thënë se është e gatshme. Nëse ndodhin a do të shkoni e vetme apo mund të ndodhë që AKR të jetë në një listë me ju?

Selimi: Ende punojmë me dëshirë që mos të ketë zgjedhje. Megjithatë, nëse aktorët opozitarë politik me vendimet e tyre sjellin zgjedhje, atëherë PDK edhe e vetme do ta mund tërë bllokun së bashku – për këtë tanimë ka sondazhe të detajuara ndërkombëtare. Se a do të krijon PDK koalicion me AKR apo partitë tjera, për këtë vendosin organet e larta të partisë.

Më Shumë

Festivali i Këngës në RTK – zbulohet lista e këngëve të edicionit të dytë

Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje, në edicionin të dytë, të Festivalit të Këngës...

Superliga e Kosovës në basketboll, sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të xhiros hapëse

Dy ndeshje do të zhvillohen sot në kuadër të të edicionit të ri 2024/25 të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshjet të xhiros hapëse në...

Lajmet e Fundit