22.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Selimi: ‘Vetëvendosja’ do të votojë pro shfuqizimit të Speciales

Rexhep Selimi, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës, thotë se partia së cilës i përket ai do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas tij, nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose presidenti

Lëvizja “Vetëvendosje” do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën “Zëri” deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi.

Mirëpo, ani pse lëvizja “Vetëvendosje” ka vendosur ta përkrahë zhbërjen e kësaj gjykate, ata javë më parë nuk morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur pikërisht për këtë çështje, për të cilën Selimi ka thënë se mbi 40 nënshkrime të deputetëve janë më të rëndësishme sesa mbledhja e Kryesisë (qoftë edhe pa kuorum) për ta thirrur seancën.

Selimi tha përi “Zërin” se nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose presidenti, por, sipas tij, ata po shfrytëzojnë “individë” e rrugë të tjera për këtë gjë.

Selimi tha se vota pro e lëvizjes “Vetëvendosje” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk po bëhet për mbrojtjen e individëve të caktuar, por për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e Speciales ka ardhur më 22 dhjetor të vitit që lamë pas nga 43 deputetë të partive në pushtet (të cilët kishin mbledhur nënshkrimet e tyre).

Pavarësisht kësaj, seanca ende nuk është caktuar pasi më 22 dhjetor Kryesia kishte dështuar ta mbajë mbledhjen pas dështimit dy herë radhazi, ndërkohë që Kuvendi është akoma në pushim (deri më 15 janar)…

Më Shumë

Kosova U20 shkruan histori – kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26). Me këtë fitore Kosova U20 te meshkujt...

Erdhi për pushime, ky është mërgimtari që dyshohet se bëri vetëvrasje në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma...

Lajmet e Fundit