Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109.
Ai vjen nga Hasi i Prizrenit dhe njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në jetën publike dhe institucionale të qytetit.
Sokoli ka fituar dy herë radhazi mandatin e asambleistit në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Gjatë mandatit të tij të parë katërvjeçar, ai është shquar për qasjen kritike ndaj qeverisjes komunale të kryetarit Shaqir Totaj.
Në këtë periudhë, Sokoli ka ngritur vazhdimisht çështje që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin e resurseve publike.
Në jetën publike, ai është perceptuar si një zë i angazhuar i qytetarëve të Prizrenit, duke adresuar problematika të përditshme dhe duke marrë pjesë aktive në debatet që prekin komunitetin. Përmes qëndrimeve të tij, Sokoli ka synuar të sjellë vëmendje mbi sfidat lokale dhe të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes vendore.
Përveç rolit të tij institucional, Sokoli njihet edhe për angazhimin e tij në komunitet. Ai ka qenë i pranishëm në takime me qytetarë, në diskutime publike dhe në iniciativat që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme në Prizren.
Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe komunikimi i hapur e kanë bërë një figurë të njohur në skenën lokale.Selman Sokoli ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit, nëse dëshironi që zëri juaj të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
