7.2 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Selmanaj: Rinia e LDK-së, shtyllë e ndryshimit më 9 shkurt

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij subjekti politik, ku ka kërkuar kontributin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Kënaqësi të jesh në mesin e rinisë së LDK-së në Prizren, rinisë e cila do të japë kontribut të veçantë për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 9 shkurt”,  shkruan Selmanaj.

“Nga ky takim pamë entuziazëm, energji dhe vullnet për fitore. Bashkëbisedimi mes nesh dhe rinisë ishte një moment tjetër i veçantë, duke marrë ide dhe duke iu përgjigjur pyetjeve interesante që vetëm rinia jonë di t’i bëjë”.

“Prizreni, tanimë ka vendosur për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe programin tonë politik, ku rininë e ka në prioritet”.

“Si kryetar i LDK-së në Prizren, bashkë me Antonin, Dritën, Xhavitin, Ajlinin dhe Shabanin do të jemi krah i njëri-tjetrit dhe afër secilit qytetar”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Sot janë bërë 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar 2006, ku u varros me nderime të...

Të shtëna me armë në Suharekë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gjinoc të Suharekës, nën dyshimin se janë përfshirë në një incident me armë zjarri pas...

Lajmet e Fundit