16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Senati amerikan miraton 250 miliardë dollarë për t’iu kundërvënë Kinës

Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar përpjekjet për t’iu kundërvënë Kinës në aspektin teknologjik.

Senati amerikan miratoi një masë prej gati 250 miliardë dollarësh, përmes së cilës synohet që të mbahet epërsia në fushën e teknologjisë, në konkurrencë me Kinën.

Për projektligjin votuan 68 ligjëvënës pro dhe 32 kundër. Pro kësaj mase votuan demokratët dhe republikanët duke shfaqur një lloj uniteti për përballjen ekonomike dhe politike me Kinën.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer tha se “udhëheqës ekonomik global do të jetë ai vend që fiton garën drejt teknologjive të së ardhmes”.

Të mërkurën, komiteti i punëve të jashtme i Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës tha se projektligji i SHBA-së ishte “me mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.

Nga kjo shumë e miratuar, 50 miliardë dollarë do të përdoren për të mbështetur zhvillimin dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve, pasi gjatë pandemisë së koronavirusit furnizimi më këtë material është vështirësuar.

Shtetet e Bashkuara mbesin fuqia kryesore teknologjike në botë, por prodhimin global i gjysmëpërçuesve ka rënë nga 37 për qind në vitin 1990 në rreth 12 për qind në ditët e sotme.

Pastaj, rreth 170 miliardë do të përdoren për një sërë kërkimesh në fushën e teknologjisë.

Përkrahësit e ligjit thonë se përmes tij do të bëhet investimi më i madh në kërkimin shkencor për dekada me rradhë.

Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe pastaj dërgohet për nënshkrim të presidentit amerikane, Joe Biden./REL

Më Shumë

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

58 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

58 aksidente trafiku të ndodhura janë raportuar brenda 24 orëve. 15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë...

Lajmet e Fundit