2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Serbia po e s’pastron Luginën e Preshevës

Lugina e Presheves14Qeveria e Serbisë ka filluar në heshtje një fushatë të spastrimit etnik për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është duke i fshirë nga regjistrimi i vendbanimit të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në mërgim apo ata që punojnë në Republikën e Kosovës.

Dy ditë më parë, Departamenti i Policisë së Vranjës ka fshirë nga regjistri civil 25 qytetarë nga Komuna e Preshevës, shumica prej të cilëve kurrë nuk kanë migruar jashtë komunës, shkruan gazeta Zëri.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tha se autoritetet e sigurisë nuk po i heqin nga regjistrimi vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë në Luginë.

Kjo, siç tha ai, është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, sepse askund nuk lejohet që qytetarin ta fshijë nga regjistri i vendbanimit.

Më Shumë

Shën Valentini në burg (tregim)

Konstandin Dhamo Ajo po qëndronte në këmbë përpara shkallëve të Televizionit dhe shkruante me ngut në një bllok të prishur. -?Mirëmëngjesi ! -?O, ç’kemi … -?Ç’po zhgrap ashtu...

Uji përkohësisht jo i pijshëm në Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të shiut në Njësinë e Malishevës, është rritur niveli...

Lajmet e Fundit