7.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Seremb Gjergji sfidon qeverinë e re

Seremb_Gjergji 3Seremb Gjergji kandidat i pavarur për president, te cilit ëndrra për tu bërë president tashmë veç ju ka shuar pasi që Hashim Thaçi e ka rezervuar qysh tani për vitin 2016.

Ai për infodirekt.tv ka komentuar qeverinë e sapo formuar dhe

Gjergji nga kjo qeveri nuk pret ndonjë mrekulli por as nuk iu ka shuar shpresa se do të vijnë kohëra të mira për Kosvën, Ai për infodirekt,tv tha: ” Institucionet e reja Kuvendi dhe Qeveria janë më të fuqishmet në numra që nga përfundimi i luftës 1999. Kjo Qeveri dhe ky Kuvend kanë fuqine dhe mundësinë të jenë të jashtzakonshëm dhe ta përmirësojnë përspektivën e njerëzve për të mirë”.

Sipas tij, Mustafa dhe Thaçi do ta kenë të vështirë të arrijnë suksese në fushën ndërkombëtare pasi që të dy i ndjekin lëndët e tyre nëpër prokuroi dhe gjykata. Megjithëse është e vështirë ta përfaqësojnë popullin me një imazh të tillë, mirëpo shancën e kanë.

Gjergji mendon se ” LDK e ka humbur të gjithë vizionin e Presidentit Rugova, por ndodhta kjo edhe është nevoja e kohës. Partitët politike që nuk arrijnë të reformohen, sfillojnë të shuhen. Kjo ka ndodhur me 27 parti deri me tash në Kosovë, kjo do të ndodhë edhe me të tjerat në të ardhmën ”.

Në anën tjetër ajo që e gërditë më së shumti është gjuha e kuvendarëve, që dalin para tërë Kosovës dhe flasin vend e pa vend.Andaj i bënë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm t’i filloj hetimet në akuzat e bëra në Kuvend jo vetëm tani por edhe në të ardhmen ”.

Megjithatë Gjergji vazhdon të mbajë shpresa tek qeveria aktuale pasi që ajo ka 2/3 e 2/3-ave, kështu që ka fuqi, mundësi dhe rrugë për t’I bërë të gjitha ndryshimet ligjore kushtetuese. si dhe për votimin e Presidentit nga vota e popullit. Mirëpo a do ta kenë guximin, mbetët të shihet? shtoi ai.

. Sa i përket rezultateve që i pret nga kjo qeveri shprehet optimist dhe mjaftë kurioz: ” Rezultate nga kjo Qeveri pres, kur e shoh Haki Demolli që e udhëheqë FSK-në; në të ardhmen FAK-un. Kjo tregon që Kosova si të gjithë anëtarët e NATO-s ka caktuar një civil dhe jo një ushtarak për ta udhëhequr ushtrine ” .

I pyetur sa do të ketë jetëgjatësi kjo qeverisje , ai u përgjigj shkurtë : ” Besoj se Qeveria aktuale do te jetoi 4 vjet (nje mandat)”./Infodirekt.tv/

Më Shumë

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, gjobitet pronari

Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet të tipit Lamborghini në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi ky ishte duke u drejtuar nga një i...

MKRS-ja merr përsipër restaurimin e Kinemasë Lumbardhi, të anuluar nga Zyra e BE-së

Projekti për rivitalizimin e Kinemasë Lumbardhi në Prizren do të realizohet me mjetet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasi mbështetja...

Lajmet e Fundit