4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Shabani: Angazhimet tona vazhdojnë në balotazh, për ta përmbyllur fitoren e PDK-së në Dragash

Kandidati për kryetar i Komunës së Dragashit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaban Shabani, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për siç ka thënë “kulturën e lartë qytetare dhe sjelljen demokratike në këtë proces zgjedhor”.

Në këtë drejtim, ai një falënderim të veçantë ka bërë secilit qytetar që i besoi programit të tij politik.

“Faleminderit shtabit zgjedhor, kandidatëve për kuvendin komunal, strukturave tona, mbështetësve dhe vullnetarëve tanë që treguan modelin e një fushate moderne, kreative e dinamike”, ka shkruar Shabani në Facebook, duke shtuar se “angazhimet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në balotazh për ta përmbyllur fitoren e PDK-së”.

Ndryshe, Shabani, në zgjedhjet e 17 tetorit ka dalë si i dyti, me një numër shumë të vogël të votave më pak në krahasim me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

Postimi i plotë i Shabanit në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Dragashit,

Më lejoni të ju falënderoj secilin prej jush për kulturën e lartë qytetare e sjelljen demokratike në këtë proces zgjedhor.

Faleminderit secilit qytetar që i besoi programit tonë politik.

Faleminderit shtabit zgjedhor, kandidatëve për kuvendin komunal, strukturave tona, mbështetësve dhe vullnetarëve tanë që treguan modelin e një fushate moderne, kreative e dinamike.

Angazhimet tona të përbashkëta do të vazhdojnë edhe në balotazh për ta përmbyllur fitoren e PDK-së.

Do të jemi një ekip i bashkuar që do të jetë zëri i qytetarëve për plotësimin e të gjitha pikësynimeve dhe aspiratave të përbashkëta.

Ju jam mirënjohës të gjithëve!

Më Shumë

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Lajmet e Fundit