1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Shaqir Totaj: Do të dal fitues edhe pas balotazhit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili do të jetë në balotazh me kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në raundin e parë për të ka qenë i pritshëm.

Ai në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, është shprehur i bindur se do të jetë fitues edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Ka qenë një rezultat i pritur, dmth e kam pritur që do të jem i pari, dhe këtë rezultat do ta realizojmë edhe në balotazh”, ka thënë Totaj, shkruan Telegrafi.

Tutje, Totaj ka thënë se beson fuqimisht se do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve edhe pas balotazhit.

“Proporcioni i rezultatit do të jetë 60 me 40”, u shpreh Totaj.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e bërjes së ndonjë marrëveshje me njërin nga kandidatët që në raundin e parë nuk ia dolën të marrin votat e mjaftueshme për të mbetur në garë për të parin e Prizrenit.

“Personalisht nuk kam ndonjë preferencë as pro as kundër ndaj asnjërit kandidat”, tha Totaj, duke shtuar se kolalicionet do t’i bëjë në bazë të marrëveshjeve që i bënë partia.

 

Ai ka theksuar se në bazë të informacioneve që ka PDK-ja do të ketë 13 deri në 14 ulëse në Asamblenë e Kuvendit Komunal. /Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në raundin e pestë

Boksieri me rrënjë nga Kosova, Ardian Krasniqi, ka shënuar fitore të madhe në Stuttgart, duke mposhtur argjentinasin Gaspar Fernandez dhe duke fituar titullin prestigjioz...

Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj (Përkujtim) Nuk e kam asnjë foto Për me i pa edhe nji herë andrrat tua E me u gëzue bashkë si fëmijë. Fyellit s'i bie ma kush As...

Lajmet e Fundit