Kandidati i për kryetar të Prizrenit nga Partia Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj në zgjedhjet lokale që u zhvilluan mori 29.68 %, ose 18 mije e 336 vota, ndërsa i dyti është Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja i cili ka marrë 22.46 për qind, duke e quar kështu Prizrenin në balotazh.
Shaqir Totaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë rezultati i paraqitur ka qenë i pritshëm për të, duke theksuar se me Prizrenin do të udhëheq pas balotazhit.
“Është një rezultat që pak a shumë e kamë pritur, kamë vlerësuar se unë dhe PDK-ja do të jemi të parët në garë për kryetarin e komunës së Prizrenit. Arsyeja pse nuk kemi marrë më tepër vota është sepse ka pas shumë kandidat dhe parti pjesëmarrëse në këto zgjedhje gjë që ka bërë që votat të shpërndahen. Një diferencë prej diku rreth 5000 votave plus 7 për qind në favor timin është një tregues për neve dhe na jep shpresë për një rezultat të mirë në raundin e dyte në balotazh”, ka thënë Totaj.
Ai ka treguar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë pari dhe se janë të hapur për koalicion me çdo subjekt për ta qeverisur me Prizrenin.
“Për momentin nuk kemi hapur asnjë bisedim me askënd për sepse zgjedhjet veç sa janë kryer, mirëpo në parim jemi transparent edhe nuk kemi vija të kuqe sa i përket bashkëpunimit me asnjë parti, ose me të gjithë ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me neve për dhënien e kontributit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën e Prizrenit”, ka thënë Totaj. /Indeksonline/