Shaqir Totaj u zotua t’i përkrah kategoritë e veçanta në Prizren

Kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme takoi shoqatat e ndryshme si ajo e pensionistëve, e autizmit, me Sindrom Down, Strehimorja e qytetit, zejtarët dhe Esnafi.

Pos prezantimit të programit qeverisës, Totaj premtoi përkrahje të fuqishme për këto kategori si kryetar i ardhshëmi i komunës së Prizrenit. Kandidati Totaj para të pranishmëve paraqiti edhe platformën e tij, ku theks i veçantë do të jetë trajtimi i këtyre kategorive dhe rritja e mirëqenies sociale.

Të pranishmët adresuan disa kërkesa, ku morën zotime nga kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, të cilat gjatë mandatit të tij katërvjeqar do të jenë pika tejet të rëndësishme në qeverisjen lokale.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit