Shaqiri merr vlerësimin e përzgjedhësit të Kosta-Rikës

Kur Kosta-Rika të përballet me Zvicrën në botërorin e futbollit “Rusia 2018”, përzgjedhësi kostarikas, Oscar Ramirez do ta dijë që rreziku më i madh i skuadrës së tij i vjen nga Xherdan Shaqiri.

Ramirez ka folur në superlativ për Shaqirin dhe për shqiptarët e tjerë të Zvicrës. Zvicra e Kosta-Rika përballen më 27 qershor në Nizhny Novgorod në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit E. Zvicra më 17 qershor luan ndaj Brazilit, ndërsa më 22 qershor ndaj Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Shaqiri është futbollist i shkëlqyeshëm. Është i magjishëm ai xhuxh. Ai merr përkrahje nga Granit Xhaka, që e organizon lojën”, ka thënë Ramirez, përcjellin të premten mediat zvicerane. Ai ka lavdëruar edhe lojën e Blerim Xhemailit, për të cilin ka thënë se ka pasime shumë të mira.

Për Valon Behramin ka thënë se i jep stabilitet repartit defensiv pasi skuadra të humbasë topin. Ndërkohë për Shaqirin të premten kanë shkruar edhe mediat në Serbi. E kanë vlerësuar provokim ndaj Serbisë faktin që Shaqiri në botëror do të luajë me këpucë futbolli, në njërën prej të cilave e ka stampuar flamurin e Kosovës. Në pjesën e prapme të këpucës tjetër, Shaqiri ka stampuar flamurin e Zvicrës.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit